Connect with Us

Kaka këshillon Neymarin/ Ja çfarë duhet të bëjë për të fituar “Topin e Artë”

Sport

Kaka këshillon Neymarin/ Ja çfarë duhet të bëjë për të fituar “Topin e Artë”

Publikuar

-

Kaka është i bindur që Neymar do të jetë braziliani i radhës, që do ta fitojë “Topin e Artë”. Ish-ylli i Milanit dhe Real Madridit, i cili është braziliani i fundit që e bëri të vetin këtë çmim prestigjioz, në vitin 2007, beson se “Ney” mund të triumfojë këtë vit. Ai tha në një intervistë për AFP: “Nëse besoj se Neymar mund ta fitojë “Topin e Artë” në vitin 2020? Po, patjetër. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka dyshime për këtë. Ajo që i duhet tani është që të fitojë tituj kolektivë këtë sezon dhe të jetë një nga protagonistët e këtyre arritjeve”.

Kaká, 37 vjeç, beson që, nëse Neymar fiton Champions-in me PSG, këtë sezon, atëherë triumfon edhe me “Topin e Artë”. Këto deklarata u bënë gjatë një seance stërvitore sportive të organizuar nga UEFA. Që aty, Kaka sqaroi edhe të ardhmen e vet: “Po përgatitem të jem drejtor sportiv, ose menaxher. Në këto dy profesione e imagjinoj veten në të ardhmen. Por jo sot për sot, sepse kam akoma gjëra për të mësuar, në shumë fusha. Kurt ë jem kualifikuar mirë, do të shoh mundësitë që mund të më paraqiten”.
Në këtë sens, ai pranon se bashkëkombësi i tij, Leonardo, me të cilin i bashkoi rrugët në Milano dhe që tani është drejtori menaxhues i PSG, është shembulli për t’u ndjekur: “Unë flas shumë me të. Leonardo më jep këshilla të mira”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Kukësi nuk ndalon punimet për stadiumin e ri, shikoni si duket aktualisht

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht masave të ashpra kufizuese për të mbrojtur qytetarët prej koronavirusit, punimet për stadiumin e ri të Kukësit vazhdojnë, por me ritme të ngadalta. Në një njoftim të klubit verilindor bëhet me dije se ritmi i punimeve për stadiumin e ri të nënkampionëve të Shqipërisë po vazhdojnë me staf dhe orar të kufizuar. Situata e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kaos për pagat e Vllaznisë, Kryetarja e Këshillit akuzon për manipulim

Publikuar

-

Nga

Klubi i Vllaznisë është një nga të shumtët që nuk janë privatizuar dhe vazhdojnë të vuajnë keqmenaxhimin e bashkive. Prej muajsh lojtarët dhe punëtorët e klubit nuk po paguhen dhe është krijuar një situatë shumë e vështirë, në një periudhë kur paratë janë një nevojë urgjente në situatën që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…”, rrëfehet Tuci: Na thonë “banda e shqiptarëve”

Publikuar

-

Nga

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati. “Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova […]

LEXO TE PLOTE