Sport
Neymar flet pa doreza/ Zbulon futbollistin ‘fenomen’ dhe futbollistin më të mirë në histori

Neymar ka dhënë së fundi një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku e cilëson Kylian Mbappen një ‘fenomen’, ndërsa Lionel Messin si futbollistin më të mirë në histori.
Ylli brazilian nuk e ka fshehur admirimin për Lionel Messin, të cilin e ka pasur shokë skuadre te Barcelona.
“Të luaje përkrah Messit ishte një pervojë unike dhe ne u bëmë miq. Nga ata që kam parë duke luajtur, Messi është më i miri në histori”, shprehet braziliani.
“Mbappe është një fenomen. Ai ka potencialin që të bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori”, shtoi Neymar. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania