Sport
Partizani lë pas krizën, ja pse të kuqtë e fitojnë edhe ndeshjen e radhës

Partizani ka radhën që të kthehet në shtëpi, ku të shtunën në orën 17:00 pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”.
Të besuarit e trajnerit Sormani kthehen si pritës pas katër ndeshjesh në transfertë, ku fillimi i vitit ka qenë i hidhur për kampionët, pasi u mundën në dy ndeshjet e para në kampionat, 3-2 nga Skënderbeu dhe 1-0 nga Kukësi, si dhe u turpëruan në Lezhë në ndeshjen e parë të Kupës, ku Besëlidhja i mundi në shifrat 3-0.
Kthesa mendohet se u arrit të dielën në Gjirokastër dhe të shtunën presin trepikëshin e radhës. Ndërsa ndeshja e kthimit e Kupës me Besëlidhjen mbetet akoma pa adresë, pasi klubi nuk e ka vendosur se ku do të luhet.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania