Connect with Us

Talenti shkodran me pasaportë bullgare, Vajushi surprizon rumunët me intervistën e fundit

Kombëtare

Talenti shkodran me pasaportë bullgare, Vajushi surprizon rumunët me intervistën e fundit

Publikuar

-

Armando Vajushi, u transferua në merkaton e janarit te skuadra e Petrolul Ploiestit që militon në ligën e dytë rumune. Futbollisti shkodran, së fundmi nuk arriti të linte gjurmë në Kategorinë Superiore, me fanellën e Teutës, teksa nisi një aventurë të re në Rumani.

Vajushi

Në një intervistë për “gsp.ro”, 28-vjeçari ka folur në lidhje me këtë transferim, Ai gjithmonë është ngacmuar edhe për ndeshje e vitit 2016, mes Shqipërisë dhe Rumanisë e vlefshme për Europianin e 2016-të, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Armando Sadikut.

SKUADRA E RE – Kisha disa oferta nga liga e tretë italiane, por zgjodha të transferohesha te Petrolul Ploiesti, pasi mu duk oferta më e përshtatshme. Është e vërtetë që transferimi në ligën e dytë rumune është një hap prapa në karrierë, por mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam ardhur në një ekip që më pëlqen shumë. Kam gjetur shumë kolegë të rinj, stadiumi, atmosfera, tifozin, gjithçka është fantastike. Edhe menaxhimi duket shumë korrekt. Unë dua të ndihmoj ekipin, duke vënë vetën në shërbim të grupit, për të arritur objektivat.

KOMBËTARJA – Unë jam 28-vjeç, asgjë nuk ka mbaruar. Dua të rikthehem në Kombëtare. Ëndërroj ende të luaj në Serinë A. Petrolul Ploiesti është një fillim i ri për mua. Ndjej se është vendi i duhur për t’u rritur përsëri, në mënyrë që të arrij potencialin tim të plotë. Pashë disa video në Youtube nga ndeshjet e skuadrës së re, është një atmosferë wow.

PASAPORTA BULLGARE- 7-8 vjet më parë u zgjodha lojtari i huaj më i mirë në Bullgari, kur isha pjesë e Liteks. Dhe falë atij sezoni, në shenjë mirënjohje më ofruar mundësinë që të pajisesha me pasaportë bullgare, e cila më ndihmoi edhe kur u transferova në Itali. Vitet në Bullgari ishin fantastike. Fatkeqësisht një këputje e ligamentit, më detyroi të qëndroja jashtë për 1 vitë e gjysëm.

SHQIPËRI – RUMANI 1-0 – Ishte një festë fantastike pas atij suksesi në pjesëmarrjen tonë të parë në një Europian. Unë do të kisha qenë në skuadrën e Europianit, por u dëmtova, dhe ngela jashtë. Në fakt rreth asaj kohe filluan problemet e mia.

LOJTARËT E PREFERUAR- Hazard! Admiroj stilin e tij, shpejtësinë me topin, teknikën, pasimin, gjuajtjen. Dhe Kristiano Ronaldo është në listën time të preferuar. Unë i shikoj ata në ndeshje, përpiqem të mësoja sa më shumë, edhe pse është e pamundur të arrish në nivelin e tyre. Më ndihmojnë shumë për të përmirësuar ekzekutimin dhe të menduarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: