La Liga
A do të donte Messin te City?/ Guardiola jep përgjigjen që nuk e imagjinoni dot

Pep Guardiola ka kërkuar t’i shuajë njëherë e mirë spekulimet lidhur me një transferim të mundshëm të Lionel Messit te Manchester City, me bekimin e tij.
Ish-trajneri i Barcelonës pret që ylli argjentinas të “dalë në pension” në “Camp Nou”, me skuadrën që e ka lidhur krejt karrierën si futbollist.
Ai tha: “Messi është një lojtar për Barcelonën, ai do të qëndrojë atje. Kjo është edhe dëshira ime. Nuk do të flas për lojtarët e një klubi tjetër, por duhet një sqarim për zërat e dy ditëve të fundit. Unë mendoj se Leo do ta përfundojë karrierën atje, çka është edhe dëshira ime”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania