Connect with Us

Shokon kampioni i botës/ “Messi nuk është si Ronaldo, nuk luan dot në Premier League”

Sport

Shokon kampioni i botës/ “Messi nuk është si Ronaldo, nuk luan dot në Premier League”

Publikuar

-

Sezoni i tij i vetëm te Barcelona nuk ka qenë i paharrueshëm. Dhe Emmanuel Petit duket se nuk e ka gëlltitur kurrë atë dështim në karrierën e tij.

Ish-kampion i botës me Francën në 1998-ën ka folur për mundësinë që Messi të largohet nga Katalonja për t’u transferuar në Premier League.

“Messi nuk është Cristiano Ronaldo”, ka thënë Petit për Paddy Power. Portugezi është një makineri. CR7 është një përbindësh, Messi ka një ose dy vite në dispozicion për të luajtur në nivele të larta”.

“Edhe duke luajtur në krah të lojtarëve të mëdhenj te Barça, nuk do të kishte të njëjtën shpejtësi ose të njëjtën aftësi në shmangien e kundërshtarëve. Jam i sigurt se ai do të jetë i pari që do të kuptojë se fundi është afër, ndryshe nga portugezi, që ka thënë shpesh se ka dëshirë të luajë deri në moshën 40 vjeç”.

“Messi në Premier? Nuk besoj se do të ishte i përshtatshëm për intensitetin e Anglisë. Nuk i pëlqen kontakti fizik dhe në Spanjë është i mbrojtur”.

“Do të ishte një kënaqësi për tifozët anglezë të shikojnë Messi-n në Premier League, por nuk kuptoj pse një klub si Manchester City, sa për të thënë një, duhet ta blejë në moshën 32 ose 33 vjeç. Nëse City do të kishte dashur ta blinte, do ta kishte provuar disa vite më parë”.

Petiti i ka dietë e qarta edhe në lidhje me krizën e katalanasve. “Messi ka fituar shumë dhe kur shikoj Barçën e 10 viteve më parë, është e qartë se klubi ishte në maksimumin e shkëlqimin në atë kohë”.

“Dhe është normale që pasi është arritur një nivel i tillë, kuptohet se nuk ka asgjë më shumë. Dhe e vetmja gjë që mund të bësh është të zbresësh, sepse nuk mund të qëndrosh përgjithmonë në majë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE