Connect with Us

Shpërthen Peposhi: Penalltia e Skënderbeut qesharake, jemi të tronditur nga këto që po ndodhin

Sport

Shpërthen Peposhi: Penalltia e Skënderbeut qesharake, jemi të tronditur nga këto që po ndodhin

Publikuar

-

Ardit Peposhi ishte protagonist në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi i skuadrës ballshiote, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas goli”, ku nuk i ka kursyer akuzat ndaj gjykimit, që sipas ti është bërë faktor në sfidat e fundit. Sipas Peposhit, penalltia e akorduar në favor të korçarëve ishte qesharake.

“Më vjen shumë keq, sepse ne kishim ardhur për ta fituar këtë ndeshje. U munduam të jepnim maksimumin. Ajo që të vjen keq është se përsëri bëhet faktor arbitri me një penallti qesharake. Bie në kurrizin tim, në kurriz të ekipit dhe  tifozëve që janë dashuruar me ekipin. Kemi bërë shumë ndeshje të mira.

Ndeshja e 3-4 që përsëri ndëshkohemi nga arbitra. Nuk e preka Bregut. Është penalltia e dytë që fiton Bregu në këtë mënyrë. Nuk e di a mblidhet Komisioni a i shikojnë. Të vjen shumë keq. Para ndeshjes me Shkodrën na treguan një mini-var. Pse nuk e përdorën edhe sot me ne, ndeshjen me Durrësin që kishte penallti për ne. Po përjetojmë një shok. Jemi bërë me hije dhe në fushë, nuk e di çfarë do bëhet me ne. Të vjen shumë keq.

Është e pabesueshme që në 4 ndeshje ne na kanë ndëshkuar arbitrat. Në qoftë se Korçës i është mohuar një penallti me Laçin e ta fitojë ndeshjen me ne, nuk është e drejtë.

Përherë ne jemi ata që ndëshkohemi. Nuk presim teorinë e kompesimit. Nuk duam lëmosh, thjesht të na lenë të luajmë futboll. Jemi munduar me mish e shpirt të japim maksimumin. Ajo që duam ne është të na lenë të luajmë futboll”, u shpreh Peposhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE