Connect with Us

6 gola në “Parc des Princes”/ PSG dhe Lyon dhurojnë spektakël

Sport

6 gola në “Parc des Princes”/ PSG dhe Lyon dhurojnë spektakël

Publikuar

-

PSG ka triumfuar me goleadë 4-2 ndaj Lyon në supersfidën e vlefshme për javën e 24-t të Ligue 1, duke ruajtur epërsinë prej 12 pikësh nga ndjekësit e Marseille.

Kampionëve në fuqi të Francës nuk i janë dashur më shumë se 22 minuta për të gjetur golin e avantazhit. Ishte një punë individuale dhe fantastike e argjentinasit Angel Di Maria nga krahu i djathtë e finalizuar në mënyrë preçize, duke dërguar topin në rrjetë për të kaluar PSG në epërsi, 1-0.

Në të 38’ ishte ylli i skuadrës, Kylian Mbappe ai që ka gjetur golin, pasi ka fituar duelin me portierin kundërshtar, duke dërguar topin në rrjetë për të thelluar shifrat në 2-0.

Vetëm tre minuta më parë arbitri kishte anuluar një gol të Icardit për pozicion të parregullt dhe për të njëjtin motiv, në të 43 arbitri bëri të njëjtën gjë edhe me Mbappe.

Kur kishin kaluar vetëm dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë, PSG e pa veten në avantazh 3-0, kësaj here falë një autogoli të Marcal.

Në avantazh me rezultatin 3-0, gjithçka dukej e mbyllur lehtësisht për parisienët, por e vërteta rezultoi krejt ndryshe.

Miqtë kanë gjetur forcën të reagojnë, madje duke shënuar dy herë në vetëm shtatë minuta, në të 52’ me Terrier dhe në të 59’ me Dembele, për të ngushtuar shifrat në 3-2.

Me 30 minuta të mbetura në dispozicion, vendasit synuan hipotekimin e fitores, ndërsa miqtë kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të gjetur golin e barazimit, por pa sukses, pasi në të 79’ PSG i ka dhënë goditjen e fundit kur Cavani i porsa futur në fushë ka çuar shifart në 4-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: