Connect with Us

Dabulla: Kjo është ndeshja që duhet të fitojë Tirana për t’u shpallur kampion

Sport

Dabulla: Kjo është ndeshja që duhet të fitojë Tirana për t’u shpallur kampion

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Reart Dabulla, është i bindur se Tirana është në rrugën e mbarë për të fituar titullin kampion. Ama, të gjithë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi Tiranës i duhet shumë punë dhe akoma më shumë lojtarë cilësorë për të arritur ekipet e konsoliduara. 

Dabulla analizon sezonin dhe flet edhe për Emanuel Egbonë që ka ditur të transmetojë te të huajt filozofinë e Tiranës. Mbrojtësi pranon se skuadra është transformuar pas fitores në derbi.

Keni qenë pjesë e Tiranës së madhe të 2004-ës. Ama, skuadra e tanishme po ju afrohet me fitoret radhazi në kampionat? 

Tirana duket mirë, sepse është në krye. Ka mbyllur këtë javë me fitore, duke marrë të tetën rresht. Puna është që gjithë ky mund duhet të konkretizohet në fund me fitimin e titullit kampion. Kjo ka rëndësi më shumë. Fitoret rresht apo pikët merren për një qëllim madhor. Nëse nuk arrihet ky qëllim, ato mbeten si statistikë, ndërsa vlerën më të madhe e merr kur del kampion. Deri tani jemi në rrugë të mirë, të mbarë dhe afër kreut. Shpresojmë te vazhdimësia, sepse jemi aty afër kreut. Shpresoj të kemi kështu deri te vërshëllima e fundit.

Ka ngjashmëri kjo skuadër me atë të 2004-ës?

Këtë mund ta thonë vetëm tifozët ose specialistët. Shoh dhe nuk shoh ngjashmëri. Mund të ketë ngjashmëri te fitoret rresht, ndërsa në skuadër ne ishim ndryshe. Kjo nuk ka rëndësi, sepse brezat evoluojnë. Gjërat ecin përpara. Do të vinë lojtarë të tjerë, më të mirë, më të dobët, çfarë rëndësie ka. Puna është se si ndahet në fund, nëse e ngremë trofeun apo jo. Nëse po do të isha i pari që do t’i duartrokisja.

Do të më bëhej shumë qejfi, sepse nuk e fitojmë titullin prej 11 vitesh dhe që janë shumë për këtë skuadër. Shpresoj që të jetë viti i duhur, por që të dalësh kampion, duke duhet të kënaqesh me tetë fitore rresht. Edhe nëse thyen rekordin e të gjithë Tironave, çdo gjë zerohet nëse nuk del kampion. Jam optimist, sepse ekipi luan mirë. Është përgjigjur mirë, ka lojtarë cilësorë brenda vetes. Skuadra është e qetë, siç e shohim nga jashtë. Lojtarët e dinë ose po e kuptojnë më në fund se çfarë bluze kanë veshur. Tani respektojnë veten e tyre, klubin dhe tifozët.

Ju pëlqeu ndeshja në Shkodër? 

Më pëlqeu, ashtu si Vllaznia që pati dy raste për gol dhe mund të fitonte, edhe pse Tirana ishte më dominuese. Më pëlqeu, sepse fitoi Tirana, por mes këtyre dy skuadrave ndeshjet kanë qenë të bukura. Ishte sfidë që e ndiqje me kërshëri, por e bukura është që fituam ne (Tirana).

Çfarë ju ka surprizuar këto tetë javë? Skuadra duket e ndryshuar si me buton… 

Pas fitores me Partizanin, ndryshoi gjithçka. Nga motivimi, loja, lojtarët, besimi i këtyre të fundit. Partizani është pika e kthesës. Tani skuadra kur është në disavantazh arrin ta kthejë rezultatin, sepse këto kohë ka qenë e vështirë për Tiranën e këtyre viteve, por jo për Tiranën e madhe që ka qenë tjetër gjë. Tirana e para disa javëve ishte në favor dhe ia kthenin skuadrat e tjera. Skuadra ka shfaqur lojë të mirë, por ka edhe futbollistë cilësorë që në çdo moment mund t’i dëmtojnë ekipet kundërshtare.

Janë lojtarë me cilësi dhe të paparashikueshëm. Shpresojmë që fitoret të shkojnë 15. Le t’ia bëjnë më të lehtë vetes dhe atyre që duan që ekipi të shpallet kampion. Ku ta gjejmë që Tirana të shpallet kampione 4-5 javë, por do të jetë shumë e vështirë, sepse lufta është shumë e ashpër. Në dorë e kanë lojtarët. Do të luajnë me kundërshtarët direktë. Do të luajnë me Kukësin dhe Partizanin dhe do të tregojnë veten. Nëse arrijnë të fitojnë këto ndeshje, janë më afër titullit, por kjo nuk varet nga dëshira jonë, por nga puna që do të bëjnë në fushën e lojës.

Si dilet kampion? 

Kampion dilet duke i fituar një pas një takimet. Vetëm kështu mund të garantosh titullin dhe jo me fjalë. Shyqyr, skuadrën e kam parë me këmbë në tokë, ashtu si Egboja dhe të tjerët. Kanë fituar ndeshjet që duhet të fitoheshin. Shpresoj që të bëjnë edhe më shumë dhe të dalin në vendin e parë. Thjesht tani vendos dëshira e lojtarëve për të mundur rivalët për titull, sepse takimin e fundit Kukësi e dominoi Tiranën në të gjitha drejtimet.

Kujt i frikësoheni më shumë në këtë moment? 

Kundërshtarëve direktë, edhe pse ndaj Kukësit tani do të jetë ndryshe. Në ndeshjen e fundit me Kukësin, Tirana m’u duk e vogël. Aq e vogël m’u duk, sa më zhgënjeu në të gjitha drejtimet. Një skuadër e madhe nuk mund të mbrojë 60 minuta. Nuk mund të ngulet në gjysmëfushën e vet për të ruajtur rezultatin. Duhet të luash futboll, pastaj fiton nuk fiton është gjë tjetër. Tiranës nuk i shkon për shtat të mbrohet për 60 minuta. Ishte zgjedhje e gabuar tekniko-taktike.

Ka dorë Egboja në këtë ndryshim? 

Nuk mund ta përcaktoj dot.  Ndryshe është ta njohësh dikë si lojtar dhe ndryshe si trajner. Egbonë e njoh si lojtar të aftë në pozicionin e vet dhe si profesionist. Si trajner aludoj që po rezulton i duhuri falë rezultateve. Kaq më duhet se cili është emri s’përbën problem. Egbo ka treguar se di t’u transmetojë të huajve se cila është Tirana. Shqiptarët e dinë cila është Tirana. Të huajt duan kohë ta mësojnë.

E shoh ekipin më të bashkuar dhe të fokusuar te fitorja dhe jo se kush bie në sy dhe kush do ta bëjë golin. Kjo më duket gjë e mirë. Tirana duhet të dijë të menaxhojë rezultatet e mira dhe të këqija, kur do të vijnë. Humbja e fitorja janë motër e vëlla. Të këqijat shpresoj se i ka kaluar, sepse humbjet i ndodhën, ama futboll është.

Mund të mposhtesh një herë. Të mund jofavoriti. Në këtë moment ekipi duhet të dijë të mos demoralizohet dhe të mendojë që nëse nuk fiton një ndeshje do të fitojë takimin tjetër.

Këshilla e fundit për skuadrën nga një kampion disa herë me Tiranën?

Ju lutem na gëzoni këtë herë. Është thjesht dëshirë. Ktheni Tiranën ku duhet të jetë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE