Seria A
Derbi i çmendur/ Video: Interi shënon dy gola në dy minuta

Pjesa e dytë në “San Siro” në derbin Inter-Milan ka nisur direkt me gol. Ishte kroati brozovic që dërgoi topin në rrjetën e Donnarummës, pas një goditje predhë nga jashtë zone.
Pa kaluar as dy minuta, Interi shënon golin e barazimit me një kundërsulm të shpejtë. Sanchez pason për Vecinon, i cili e dërgon topin në rrjetë.
Kuqezinjtë pretendojnë për pozicion të parregullt të Sanchez, por arbitri e quan të rregullt. Super ndeshje, super derbi. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania