Connect with Us

E PAPRITUR/ Sfida Tirana-Skënderbeu rrezikon të mos luhet në “Air Albania”. Ja arsyeja

Sport

E PAPRITUR/ Sfida Tirana-Skënderbeu rrezikon të mos luhet në “Air Albania”. Ja arsyeja

Publikuar

-

Para ndeshjes me Vllazninë, u tha nga përfaqësues të klubit të Tiranës se në rast fitoreje në Shkodër, ndeshja e ardhshme kundër Skënderbeut do të zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania”. Kryeqytetasit arritën të kalonin Vllazninë, duke fituar falë një goli të Kobinës në fund të takimit.

Pas kësaj, klubi pretendon të luajë në “Air Albania” për të pasur kushte më të mira të terrenit dhe një mbështetje më masive të tifozëve. Megjithatë, kjo dëshirë e klubit bardheblu mund të mos plotësohet për shkak të planifikimeve të mëparshme të Federatës së Futbollit. Qeveria e futbollit shqiptar ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se në stadiumin e ri do të luhen tre ndeshje të kombëtares së futbollit të femrave U15.

Kombëtarja e kësaj grupmoshe do të sfidojë Lituaninë, Gjeorgjinë dhe Malin e Zi në datat 11, 13 dhe 16 shkurt. Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut është e planifikuar të zhvillohet në datën 15 në orën 17:00, që përkon me një ditë para se të kombëtarja e femrave të luajë ndeshjen me Malin e Zi dhe dy ditë pasi ka luajtur kundër Gjeorgjisë.

E gjithë kjo mund të bëjë që Federata të marrë vendim për të mos pranuar që Tirana-Skënderbeu të luhet në impiantin e ri për shkak të kushteve që mund të ofrojë fusha. Kjo e fundit është elementi më i kritikuar i stadiumit të ri dhe zhvillimi i kaq shumë ndeshjeve do e rëndonte edhe më shumë terrenin e stadiumit. Duhet të themi se FSHF në kalendarin e ndeshjeve ka vendosur “Selman Stermasin”, si vendi ku do zhvillohet kjo sfidë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: