Connect with Us

Java e 22-të nis me super ndeshjen Tirana-Skënderbeu, ja kur luhen të gjitha sfidat

Sport

Java e 22-të nis me super ndeshjen Tirana-Skënderbeu, ja kur luhen të gjitha sfidat

Publikuar

-

Java e 22 e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në datat 15 dhe 16, që përkon me dy ditët e fundjavës. E shtuna nuk do të jetë e ngarkuar, pasi siç ndodhi javën e shkuar, ditën e parë do të zhvillohet vetëm një ndeshje. Është përsëri Tirana, skuadra që do të hapë siparin e takimeve. Kryeqytetasit do të sfidojnë Skënderbeun në shtëpinë e tyre, me ndeshjen që zhvillohet në orën 17:00.

Katër të tjerat janë të programuara të zhvillohen të dielën. Ora 14:00 rezervon plot tre ndeshje. Luftëtari do të presë Flamurtarin në Gjirokastër, në duelin mes dy vendeve të fundit. Ndërkohë një sfidë mjaft të vështira ka Kukësi, që do udhëtojë në Ballsh për të sfiduar Bylisin, në një kohë që ballshiotët janë të etur për rezultat pozitiv, pas hapave të fundit fals.

Ndeshje tjetër e orës 14:00 është Laçi-Partizani. Kampionët e vendit do të synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, pas atyre ndaj Luftëtarit dhe Flamurtarit, ndërsa Laçi synon të rikthehet pas humbjes së djeshme kundër Kukësit. Takimi i vetëm në orën 17:00 për ditën e diel është Teuta-Vllaznia, që do luhet në “Niko Dovana”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Plas te PSG, Icardi reagon ashpër pas vendimit të Tuchel

Publikuar

-

Mauro Icardi e nisi mirë aventurën te PSG dhe shënoi disa gola me vlerë, por, si për çdo sulmues, edhe për argjentinasin erdhi momenti i keq. “Thatësira” ndikoi që të humbasë postin e titullarit. Duelin kundër Borussia Dortmund në Champions, ndeshje që u fitua nga gjermanët me rezultatin 2-1, Icardi përfundoi në stol. 27-vjeçari nuk […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Fitore bindëse e Man. United/ Shkëlqen blerja e bujshme e janarit

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, me Manchester United dhe Wolverhampton që kanë marrë fitore të pastra 3-0, respektivisht kundër Watford dhe Norëich. “Djajtë e Kuq” e kanë pasur të thjeshtë përballë Watford dhe e dominuan takimin në “Old Trafford”. Bruno Fernandes bëri një ndeshje të madhe, duke fituar një penallti […]

LEXO TE PLOTE