Connect with Us

Statistikat e frikshme, Kumbulla dhe Rrahmani të pakalueshëm

Kombëtare

Statistikat e frikshme, Kumbulla dhe Rrahmani të pakalueshëm

Publikuar

-

Nëse Verona mundi të shtunën Juventusin, asgjë nuk i duhet lënë rastësisë. Skuadra ishte përgatitur që të mos linte bardhezinjtë të luanin dhe me dy garanci në prapavijë si Marash Kumbulla e Amir Rrahmani, ndaloi thuajse çdo tentative të bardhezinjve.

Kështu, statistikat tregojnë se përballë prapavijës që ka protagoniste këtë dyshe, Juventusi e ka shumë të vështirë që të bëjë gjërat ashtu siç është mësuar. Shifrat zyrtare flasin për vetëm 3 gjuajtje në kuadrat në total të bardhezinjve në duelin e djeshëm, më keq se ndaj çdo ekipi tjetër në këtë edicion në Serinë A.

Në fakt, statistika ishte regjistruar edhe një herë më parë, pikërisht në ndeshjen e fazës së parë ndaj veronezëve të cilët u mundën në fund me shifrat 2-1. Në luftën për titullin kampion që është ndezur si rrallëherë në vitet e fundit në Serinë A, ndoshta Inter e Lacio duhet të kopjojnë në duelet direkte atë që sollën në fushë Kumbulla e Rrahmani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: