Kombëtare
VIDEO/ “Boom boom” Sadiku, bomberi i Kombëtares shënon sërish

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë Armando Sadiku është kthyer sërish te goli.
Futbollisti i Malagës vendosi në baraspeshë sfidën në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll kundër Numancias. Në minutën e 54-rt, skuadra andaluziane fitoi penallti dhe Sadiku nuk fali duke rihapur sfidën.
Ai po kalon një sezon mjaft pozitiv në aspektin personal me Malagën duke realizuar 10 gola në 22 takime.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania