Connect with Us

Zbulohet gjithçka/ Fenerbahce ka refuzuar ofertën e frikshme të gjigantit të Europës për Vedat Muriqin

Premier Liga

Zbulohet gjithçka/ Fenerbahce ka refuzuar ofertën e frikshme të gjigantit të Europës për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Klubi i Fenerbaces ka refuzuar plot 25 milionë euro për kartonin e gjigantit të Kosovës, Vedat Muriqi. Sipas sajtit turk, “Fotospor”, këtë shumë e ka ofruar Manchester United në ditët e fundit të merkatos, por që nuk është pranuar nga drejtuesit e skuadrës nga Stambolli, që nuk ka dashur të privohen nga futbollisti në janar, pasi nuk do të kishin asnjë mundësi për ta zëvendësuar.

Fenerbahce do të jetë e gatshme për të diskutuar për kartonin e Muriqit gjatë verës së ardhshme, por duan të paktën edhe 5 milionë euro më shumë, pra që oferta të rrumbullakoset në 30 milionë euro.

Menaxherit i Muriqit, Haluk Canatar, mësohet se kishte kërkuar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e klientit të tij, por drejtuesit e Fenerbahces nuk pranuan, duke premtuar se do të linte lojtarin të largohej nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Qendërsulmuesi prizrenas, i cili ka 23 paraqitje dhe 8 gola për Kosovën, ka shfaqur formë shumë të mirë më ligën turke me 13 gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje këtë sezon.

Në fakt, janë gjashtë klube të Ligës Premier që i janë vënë pas Vedat Muriqit, ndaj në verë pritet luftë e nxehtë për sulmuesin shqiptar. Bordi drejues i “Kanarinave të Verdha” (Fenerbahces) mendon se forma e Muriqit është e tillë që ata mund të arkëtojnë deri në 50 milionë euro pas një sezoni të plotë.

Përveç Unitedit, interesim për “yllin” e Dardanëve kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bournemouth dhe Burnley. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: