Connect with Us

“Arbitrat gabojnë kaq shumë sepse …”, Jareci jep lajmin e bujshëm: Ja kur do fillojë përdorimi i VAR-it

Sport

“Arbitrat gabojnë kaq shumë sepse …”, Jareci jep lajmin e bujshëm: Ja kur do fillojë përdorimi i VAR-it

Publikuar

-

Shefi i sektorit të arbitrave, Sokol Jareci
ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” teksa theksoi se kërkohet një periudhë prej 1 viti deri në 1 e gjysmë që të trajnohen gjyqtarët si dhe të përgatitet infrastruktura e përshtatshme për funksionimin e VAR-it. Ai paralajmëroi se VAR-i do të testohet në një ndeshje të sezonit të ardhshëm të futbollit shqiptar.

“Do të përfundojë njëherë ky edicion. Do të aplikohet në një ndeshje sezonin e ardhshëm, pastaj do të shikohet nëse do të zbatohet në sezonin 2021-2022. Do të takohemi në Vjenë në datën 25. Është koha e gjatë që kërkon trajnim që duhet 1 vit-1 vite gjysmë. Shpresojmë ta aplikojmë VAR-in në vitin 2021-2022”, u shpreh shefi i sektorit të arbitrave të futbollit shqiptar Sokol Jareci.

Sokol Jareci Akademia e Arbitrimit

Për sa i përket kritikave dhe kontestimve të opinionit futbollistik kundër gjyqtarëve në javët e para të kampionatit për shqiptar vitin 2020, Jareci gjykon se shkak vendimeve të gabuara të arbitrave është mungesa e përqëndrimit të tyre në ndeshje.

Duke folur për arbitrat e futbollit shqiptar, shefi i sektorit të gjyqtarëve kërkon që numri i tyre të reduktohet nga 18 në 15-16.

“Arbitrat shqiptarë nën nivelin e duhur të gjykimit – E pranojmë që janë bërë gabime. Ndodh për herë të parë pas katër vitesh që gjyqtarët po gabojnë në periudhën pas kthimit nga pushimi dimëror. Ka mungesë përqëndrimi, janë gabime të thjeshta, nuk kanë nevojë për interpretim, Janë shumë të sakta pamjet dhe nuk ka nevojë të diskutojmë rastet.

Është një ekip arbitrash, që përbëhet njësoj si një ekip futbolli: ka shumë të mirë, të mirë dhe mesatarë. Tentuam të fusnim 2 emra të rinj. Vetëm njëri është më me eskperencë, Kridens Meta, pjesa tjetër janë të rinj.

Mosha e daljes në pension të arbitrave – Në rregulloren tonë të arbitrim, ekziston limiti i moshës 45 vjeç për arbitrat.

Numri i arbitrave në futbollin shqiptar – Kemi 18 gjyqtarë, sepse dikur kemi patur 2 ekipe më shumë në Kategorinë Superiore. Po e ruajmë këtë numër, sepse mund të ndodhë që disa gjyqtarë të dëmtohen. Unë do të doja 15 arbitra, duke përfshirë dhe dy arbitrat pas portës. Numri duhet të jetë 15-16. Pastaj kemi shumë ndeshje në kategorinë e pare”, nënvizoi shefi i arbitrave të futbollit shqiptar Sokol Jareci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE