Connect with Us

Edi Reja mahnitet nga lojtari i kombëtares shqiptare: Po bën një punë fantastike

Sport

Edi Reja mahnitet nga lojtari i kombëtares shqiptare: Po bën një punë fantastike

Publikuar

-

Edi Reja, në pritje për të filluar punën për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, ka nisur studimet në Itali dhe një ndalesë shumë e gjatë e tij është pikërisht qendra stërvitore e Hellas Veronës.

Ndërsa trajneri i Kombëtares shqiptare ishte në stadium për të ndjekur sfidën e mesjavës së kaluar, mes Lacios dhe veronezëve, prej dy ditësh ka qenë në Verona, duke ndjekur dhe duke mbajtur shënime nga puna që trajneri i verdhebluve, Ivan Juriç po bën.

Ndoshta, shtyrë edhe nga ideja se edhe Juriç i beson skemës 3-5-2, e cila përfaqëson edhe Rejën dhe me këtë do të vazhdojë të punojë edhe Shqipëria, strategu kuqezi kërkon dhe pretendon të mësojë sesi mund të mbrohet aq mirë sa Verona dhe në të njëjtën kohë të bëhet edhe presing mbytës në sulm, siç bënë kundër Juventusit, sfidë që e ndoqi nga tribuna e “Bentegodit”.

Në qendrën stërvitore të Hellasir, Edi Reja ka pasur gjithashtu edhe mundësinë për të ndjekur, për të takuar, por edhe për të shprehur disa fjalë të ëmbla për Marash Kumbullën, mëngjesin e ndeshjes përballë Juventusit: “Marashi po bën një punë fantastike deri në këtë pjesë të kampionatit. Për atë mund të them se është një talent me karakterin dhe sigurinë e një veterani në fushë. Dhe shpresoj që të vazhdojë të mbajë këtë ritëm deri në fund”, u shpreh Reja për “TuttoHellasVerona”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: