Connect with Us

Momenti i Strakoshës, thyen mallkimin që e ndiqte që nga gushti

Sport

Momenti i Strakoshës, thyen mallkimin që e ndiqte që nga gushti

Publikuar

-

Thomas Strakosha i është gëzuar dje një tjetër ndeshje me rrjetë të paprekur, pasi Lacio e tij mundi 1-0 Parmën në transfertë, por njëkohësisht, ai arriti të thyente një mallkim që e ndiqte që nga muaji gusht dhe që ishte kthyer edhe në një lloj ngërçi për skuadrën bardhekaltër.

Kjo e fundit në fakt ka qenë shumë më pak e kujdesshme në mbrojtje në këtë edicion, duke menduar që të sulmojë dhe për sa kohë që golat e shënuar evitonin humbjet, nuk shqetësohej nëse Strakosha e mbyllte sfidën pa pësuar. Kjo bëri që në transfertë, Strakosha të kishte regjistruar deri dje vetëm një ndeshje pa pësuar gol, atë të javës së parë të kampionatit kur fitonte në fushën e Sampdorias me shifrat 3-0.

Që atëherë, të gjitha transfertat jashtë fushe ishin mbyllur me të paktën një gol të pësuar dhe për Strakoshën ky ishte kthyer në një problem madhor. Ndaj ndeshja e radhës pa pësuar me një paraqitje shumë bindëse duke ndalur çdo tentativë drejt katërkëndorit të tij, është një shtysë më shumë për portierin në një pikë delikate të sezonit, ku skuadra e tij është kthyer në pretendente për titull.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Lojtari i Partizanit e pranon hapur: Më duan në Azerbajxhan, do largohem

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Partizanit i huazuar te Besa Lukas Kardozo zbuloi së fundmi se ka marrë një ofertë nga një klub i Azerbajxhanit. Në një intervistë për median sportive azere “apasport”, sulmuesi brazilian theksoi se do të rishikojë mundësinë për të luajtur për “të kuqtë” në fund të sezonit. Ai shton se nëse drejtuesit e 16-herë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Braçe i përvishet sërish Dukës: Shit Bently-n meqë të dhimbset futbolli, ose pagaj me fitimin tënd nga Digitalbi

Publikuar

-

Nga

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë. Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si […]

LEXO TE PLOTE