Connect with Us

Njeriu i momentit te Tirana, Kobina: E kalojmë dhe Kukësin, për titullin mendojmë pas Skënderbeut

Sport

Njeriu i momentit te Tirana, Kobina: E kalojmë dhe Kukësin, për titullin mendojmë pas Skënderbeut

Publikuar

-

Uinful Kobina është killeri i skuadrave të mëdha. Ganezi i Tiranës është ai që u ka dhënë jo pak pikë bardhebluve. Një gol në minutën e parë të shtesës në stadiumin e ri kombëtar, bëri që bardheblutë të thyenin një ters prej më se pesëvjeçar. Në Shkodër, mesfushori 28-vjeçar shënoi një tjetër gol me vlerën e tri pikëve. Për statistikë, ishte i katërti personal këtë edicion në Kategorinë Superiore, por në fakt, Kobina është një “mashtrues”.

28-vjeçari ka shënuar golin e fitores në derbi ndaj Partizanit dhe ndaj Vllaznisë, sërish një tjetër shpërthim prej tij në limitet e kohës së rregullt. Dy të tjerë i ka realizuar në fitoren 5-1 ndaj Luftëtarit dhe në humbjen 2-1 ndaj Kukësit. Për “Panorama Sport”, ganezi flet për golin në Shkodër dhe të ardhmen në Superiore.

Kobina jeni kthyer në njeri vendimtar për Tiranën, sepse i dhuruat fitoren me Vllazninë ekipit bardheblu…

Siç e dinë të gjithë, kur shënon është shumë mirë. Për më tepër shënova një gol në minutat e fundit, që i dha fitoren skuadrës. Nuk ka gjë më fantastike. Ishte një gol i rëndë në minutën e 86-të, që lumturoi të gjithë, përfshirë edhe mua. Ia dolëm të fitonim në Shkodër dhe kjo është më e rëndësishmja. Duhet ta pranoj se Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, që na hapi shumë punë dhe për këtë jam i kënaqur.

Shënuat në një moment kur do të dilnit nga fusha, duke treguar se kjo Tiranë është shumë e fortë edhe kur nuk po luante mirë?

Kjo është më e rëndësishmja. Fituam dhe shënuam në momentin e fundit. Nuk u dorëzuam asnjëherë. Treguam se nuk e ulim kokën. Ishte një fitore e rëndë që na dha pikët. Për më tepër që po kalonim një periudhë të keqe. Goli në minutën e fundit të shijon më shumë. Të gjithë mendonin se ndeshja kishte mbaruar, por goli i suprizoi të gjithë, përfshirë edhe mua. Gjithsesi, tani flasim për tri pikët dhe për këtë jam i kënaqur.

Tani konsideroheni si vrasësi i skuadrave të mëdha. Keni shënuar me Partizanin, Vllazninë dhe Tirana ka fituar. Ama keni shënuar edhe me Kukësin… (Qesh.) 

Jo, jo, nuk jam vrasësi i të mëdhave. Thjesht ka qenë rastësi që kam shënuar. Është diçka normale të shënosh në ndeshje. Po punojmë shumë këto kohë dhe loja jonë është shumë e mirë. Kam shënuar ndaj të mëdhave, por dua të shënoj edhe më shumë. Tani mund të mendojmë se Kobina kërkon të jetë golashënuesi i skuadrës? Kam shënuar dhe jam shumë i lumtur. Dua të shënoj sa më shumë, nëse është mundësia çdo javë nga një gol. Jam u duke u stërvitur për këtë gjë.

Ndeshjen e ardhshme e luani me Skënderbeun. Në ndeshjen e fundit ju ka mundur?

Është e vërtetë që janë skuadër shumë e vështirë. Mendoj se ne jemi në formë dhe shpresoj t’i mundim. Sigurisht do të punojmë shumë, deri në ndeshje, ama duhet ta pranojmë se janë skuadër e vështirë dhe nëse nuk e ke mendjen, të ndëshkojnë. Kanë lojtarë shumë të mirë. Disa prej tyre kanë luajtur te Tirana dhe i njohim. Do të bëjmë të pamundurën për ta fituar edhe këtë takim. Nuk po them se e kemi të fituar takimin, por do ta luftojmë deri në sekondën e fundit.

Çfarë i ka ndryshuar Egboja një skuadre që ka ndryshuar edhe dy trajnerë të tjerë? 

Punon shumë. Të gjithë janë në punë. Është i drejtë me të gjithë. Të gjithë janë të kënaqur. Ai mundohet të na shpjegojë gjithçka dhe të na e lehtësojë punën për të fituar. Jam i bindur që do të vazhdojmë kështu.

Kukësi është skuadra e vetme që e ka mundur dy herë Tiranën?

Për Kukësin kemi kohë. Si fillim do të luajmë me Skënderbeun dhe me pas të mendojmë për ta. Na kanë mundur dy herë dhe nuk e ndryshojmë dot, por mund të bëjmë më mirë ndeshjen e tretë. Gjithsesi, le të kalojmë si fillim Skënderbeun dhe më pas të flasim për Kukësin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE