Sport
Titullar fiks te Tirana, nuk do e besoni çfarë stërvitje ekstra bën Agustin Torrasa

Tirana e Emanuel Egbos vazhdon mrekullinë javë pas jave teksa tashmë ka regjistruar tetë fitore radhazi duke përfshirë edhe triumfin në Kupë. Bardheblutë falë ecurisë perfekte janë rikthyer pretendentë seriozë për titullin, ndërsa aktualisht renditen në vendin e dytë me një pikë më pak se Kukësi kryesues.
Por, suksesi nuk ka ardhur vetëm nga rastësia por edhe nga puna e vazhdueshme e teknikut Egbo me të besuarit e tij. Një nga ato futbollistë që ka shkëlqyer nën drejtin e nigerianit të shqiptarizuar, ka qenë Agustin Torasa. Argjentinasi ka rigjetur formën optimale dhe duket ai i kohëve të arta kur aktivizohej me Partizanin. Fantazisti ka marrë përsipër organizimin e ofensivës, ndërsa ka bërë që të mos ndjehet mungesa e Edon Hasanit, i cili këtë periudhë ka qenë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për shkak dëmtimi.
Por, forma e Torasës duket se vjen edhe nga puna individuale e 31-vjeçarit. Këtë e ka zbuluar nëpërmjet një video shoku i tij i skuadrës, Elton Kale. Braziliani ka postuar në Instagram argjentinasin i cili vazhdon disa vrapime relaksuese edhe pse seanca stërvitore kishte përfunduar. Dhe, sakrifica e Torasës është duke u justifikuar në fushë me paraqitjet e nivelit të lartë duke u kthyer në thelbësor për Tiranën.