Connect with Us

U fol se ishte i dëmtuar, por e vërteta është ndryshe/ Ja ç’po ndodh me Dorian Kërçikun

Sport

U fol se ishte i dëmtuar, por e vërteta është ndryshe/ Ja ç’po ndodh me Dorian Kërçikun

Publikuar

-

Dorian Kërçiku është goditja e parë e Partizanit në merkaton e janarit, ku duhet pranuar që afrimet kanë qenë me pikatore te kampionët në këtë sezon dimëror. Ndonëse ka kaluar një muaj që është pranë të kuqve, ish-mbrojtësi i Tiranës akoma nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Partizanit në ndeshje zyrtare.

Gjithsesi, paraqitjen e parë me fanellën e kuqe Kërçiku e ka bërë të shtunën me Partizanin B, në Kategorinë e Dytë, ku luajti vetëm 45 minutat e para ndaj Adës së Velipojës. Kaq ka mjaftuar që misioni i mbrojtësit me B-në të jetë i përmbushur, duke i hapur rrugën aktivizimit me skuadrën e parë. Vonimi i debutimit për Kërçikun nuk ka ardhur për arsye që janë thënë deri tani nga klubi, por nga mënyra se si Partizani e ka federuar lojtarin.

Aktivizimi me skuadrën B ka bërë që “Panorama Sport” të zbulojë edhe arsyen e vërtetë se pse Kërçiku nuk ka luajtur deri tani me kampionët. Federimi me ekipin e dytë është një manovër që Partizani e ka përdorur shpesh edhe në të shkuarën, në mënyrë që të krijojë hapësira për afrime lojtarësh nga tregu i huaj, pa lëvizur listën e të federuarve në verë. E njëjta rrugë është ndjekur edhe me Kërçikun, që si lojtar shqiptar e ka federuar te Partizani B, duke lënë hapësira tek ekipi i parë, me shpresën që deri në limitet e merkatos do të gjente ndonjë alternativë nga tregu i huaj, ku dihet se kërkoheshin përforcime në fazën sulmuese.

Në kushte të tilla, ish-mbrojtësit bardheblu i është dashur të presë, pasi në fillim duhet të debutonte tek ekipi B, aty ku ishte federuar dhe më pas i hapet rruga e aktivizimit pa problem tek ekipi i parë. Është thënë shpesh si justifikim se vonesa e debutimit të Kërçikut ka ardhur nga dëmtimi që pësoi gjatë fazës në Turqi, por prapaskena është se ai nuk mund të lunte me skuadrën e Sormanit pa bërë si fillim “adetin” me Partizanin B.

Kështu që nga e mërkura, ku luhet ndeshja e Kupës me Besëlidhjen, Dorian Kërçiku ka mundësi të kontribuojë te kampionët. Tani trajneri Sormani ka një alternativë më shumë në krahun e djathtë. Kërçiku vetëm në ditët e para ka folur si pjesë e Partizanit dhe tani pritet që ai ta tregojë veten në fushë, duke nisur nga e mërkura në Kupë./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjest i madh nga Elezi, ja çfarë bën talenti i Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut U-19 dhe njëherazi “xhevahiri” i Skënderbeut, Agon Elezi, me një iniciativë mjaft origjinale, bashkë edhe me lojtarë të tjerë të kësaj grupmoshe, sot vizitoi dhe shpërndau ushqime e produkte të tjera të nevojshme për katër familje në nevojë në qytetin e Shkupit. Një akt madhor ky i lojtarit më të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka kujton miqësoren me Breshan: Erdhi edhe Roberto Baxho

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është kthyer pas në kohë, teksa në një prononcim për gazetën “Bresciaoggi”, ka kujtuar me nostalgji, miqësoren e zhvilluar me klubin italian të Breshas, në 21 gusht vitin 2002. Në atë kohë Kombëtarja kuqezi drejtohej nga italiani Dosena, ndërkohë që ajo sfidë rezultoi një miqësore festive. Shqipëria arriti të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE