Connect with Us

Albi Alla tregon tmerrin e koronavirusit: Ja çna bëjnë kinezët

Sport

Albi Alla tregon tmerrin e koronavirusit: Ja çna bëjnë kinezët

Publikuar

-

Koronavirusi ka pushtuar Kinën dhe kjo ka shqetësuar pa dyshim edhe të vetmin lojtar shqiptar që luan në Ligën e Parë të shtetit aziatik, Albi Alla. Mbrojtësi 27- vjeçar që ka luajtur me Bylisin, Kukësin dhe Flamurtarin në Kategorinë Superiore, u aktivizua nga muaji mars deri në tetor të vitit 2019 me klubin kinez, Shanxi Çang Atletik. Vetëm një muaj më parë ai rinovoi kontratën me këtë skuadër, ndërsa Koronavirusi nuk ishte ende i përhapur në masë.

Alla firmosi për 3 vite me kinezët, teksa do të përfitojë në total 1.5 milionë dollarë. Por, çfarë do të ndodhë tashmë me lojtarin?  A ka frikë ai të udhëtojë drejt Kinës? Çfarë i kanë thënë drejtuesit dhe ku ndodhet tani? Të gjitha këto vetë pogradecari i sqaron në një bisedë për “Panorama Sport”. Ai konfirmon edhe interesimin që ka pasur Tirana për ta afruar në muajin janar.

Albi, ku ndodheni aktualisht dhe cili ishte impakti i parë për virusin që ka pushtuar Kinën prej javësh…?

Aktualisht ndodhem në Greqi te shtëpia ime. Kam ardhur për të marrë një dokument që më duhej për vizën, prandaj dhe jam akoma këtu. Sa i përket virusit, nga informacionet që kam nga Kina, njerëzit aty nuk e kanë marr aq me stres këtë situatë. Thjesht janë shumë të kujdesshëm në kontaktet me njerëzit e tjerë.

A jeni i shqetësuar për këtë situatë dhe a mund të çojë kjo në prishjen e marrëveshjes me klubin kinez, Shanxi Çang?

Jo, nuk jam i shqetësuar. Nuk besoj se do të arrijë kjo situatë deri në prishje të kontratës me klubin kinez.

Nga bisedat që keni bërë me shokët e ekipit apo miqtë tuaj në Kinë, çfarë ju kanë thënë më konkretisht për atë që po ndodh?

Ne si lojtarë japim raport përditë te mjeku i ekipit për gjendjen tonë shëndetësore. Nga ato që më kanë thënë shokët e ekipit, situatën nuk e kanë marrë me aq frikë siç dhe po raportohet në Europë. Po vazhdojnë jetën normale, edhe pse me shumë kujdes. Siç ju thashë më lart, mundohen të mos kenë shumë kontakte me njerëz të tjerë.

Në qytetin ku keni jetuar në Kinë a ka shqiptarë të tjerë dhe a keni takuar gjatë qëndrimit atje ndonjë prej tyre?

Jo, te qyteti që jam, nuk e di të ketë shqiptarë të tjerë. Megjithatë, për aq sa kam qëndruar aty, nuk kam takuar asnjë bashkëkombës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: