Connect with Us

Jasir Asani rikthehet te Partizani? Sulmuesi: Dëshiroj që të më blejnë në verë

Sport

Jasir Asani rikthehet te Partizani? Sulmuesi: Dëshiroj që të më blejnë në verë

Publikuar

-

Jasir Asani pret të hedhë hapin e madh në karrierën e tij dhe në shkrimin që i ka kushtuar “fotbollskanalen.se”, nga faza përgatitore në Marbella të Spanjës, ai pranon se nuk pret që të kthehet pas te Partizani pas huazimit 6-mujor, por të vazhdojë me AIK Stokholmin. Ja shkrimi që i ka kushtuar “fotbollskanalen” Jasir Asanit:

Shpejtësi, shpejtësi dhe një kthesë e majtë e frikshme. Me këto të dhëna, lojtari i huazuar tek AIK-u Jasir Asani shpreson të bindë Bjorn Uestrom dhe Rikard Norling. “Unë besoj në veten time”, u shpreh ai për “fotbollskanalen.se”. Stërvitja ka mbaruar, por Jasir Asani vazhdon. Së bashku me Sebastian Larson zhvillojnë një garë, ku humbësi duhet të pranojë ndëshkimin. Gjatë stërvitjes shtesë duket qartë se Asani ka një goditje “kali” me këmbën e majtë. “Është normale”, thotë ai, duke qeshur, pasi u largua me vrap për të zhvilluar intervistën.

“Unë e kam stërvitur këmbën e majtë gjatë gjithë jetës sime”. Kur huazimi i Asanit u bë fakt i kryer, menaxheri sportiv i klubit Bjorn Uestrom na tha se lojtari kishte qenë nën mbikëqyrje prej më shumë se një viti, por atëherë nuk kishte financa të mjaftueshme për transferimin. “Atëherë ne e zgjodhëm Asanin teksa shikuam kundërshtarët tanë të mundshëm në Europa League. Pastaj ai luajti në dy ndeshjet që i shikuam, në të cilat gjithashtu krijuan një përshtypje”, tha Uestrom.

Më pas Uestrom e përshkroi Asanin si një lojtar të shpejtë, që luan me këmbën e majtë, për të cilin shpresohet se do të jetë në gjendje të ta kalojë me sukses sfidimin e kundërshtarit. “Dua të them se ai është një sulmues natyral krahu që luan nga jashtë”, vuri në dukje Uestrom.

PROBLEME ME GJUHËN– “Vetë Jasir Asani, përmes portierit Budimir Janoseviç, i cili shërbeu si përkthyes gjatë intervistës, jep të njëjtin përshkrim të pikave të tij të forta. “Unë jam një lojtar që më pëlqen të dribloj, shfrytëzoj shpejtësinë time dhe sfidoj një kundër një. Kjo është një nga pikat e mia të forta”, thotë ai.

Asani flet pak anglisht, por shpjegon se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem. “Unë e kuptoj gjuhën angleze dhe i kuptoj bazat e asaj që ata duan prej meje. Por, problemi është se nuk mund të shprehem kaq mirë. Mund të jap përgjigje të thjeshta. Unë kuptoj më shumë sesa mund të them vetë”.

Jasir Asani është në huazim për 6 muaj tek AIK nga skuadra shqiptare e Partizanit. AIK gjithashtu ka një mundësi për ta bërë marrëveshjen përfundimtare në verë. Sidoqoftë, karriera e tij filloi në Maqedoninë e Veriut te FK Vardar.

Ai thotë se filloi në ekipin e të rinjve, por e zuri vendin shpejt në ekipin A. Në vitin 2017 u transferua në Shqipëri dhe në sezonin e kaluar ai doli kampion ku shënoi edhe tetë gola, ndërsa Partizani, skuadra që Asani luajti, mori titullin e parë pas një mungese 26-vjeçare. “Ai mori numrin dhjetë kështu që ishte pak a shumë si superstar në ekip”, thotë Janosheviç. Asani ka si detyrë të zëvendësojë Nabil Bahoui, i cili dihet se është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë.

“Sigurisht që më vjen keq që ai është i dëmtuar, por nuk ndiej presion. Unë jam këtu për të qenë një lojtar i ekipit dhe për të ndihmuar skuadrën. Jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion, nëse do më kërkohet të ndihmoj skuadrën. Nuk ndiej presion për të zëvendësuar Nabil. Unë besoj në veten time dhe nuk jam këtu për të zëvendësuar askënd. Kam ardhur të sjell diçka të re”.

Pse ishte AIK?

Kisha dëgjuar gjëra shumë të mira për AIK-un. Për mua është ndoshta klubi më i madh në Skandinavi dhe para së gjithash dua të paraqitem këtu që mund të jetë një hap i mirë për karrierën time në të ardhmen. Nëse bëj mirë këtu, ekziston mundësia të shkoj më gjatë.

 A është qëllimi që ata do t’ju blejnë këtë verë?

Sigurisht, që do të isha i lumtur nëse do të firmosja më vonë për AIK-un, por do ta shohim. Unë bëj një hap në të njëjtën kohë. Qëllimi im është të bëj çmos për ekipin, të bëj shumë gola dhe shumë asistime.

 Ka thashetheme se ju jeni i shpejtë. Sa i shpejtë jeni?

Haha, nuk e kam matur, kështu që nuk mund të përgjigjem për këtë… Janosheviç vazhdon:

“Mund t’ju them: Ai është i shpejtë me topin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për një lojtar futbolli. Ai është i shpejtë, por për mua ka të bëjë me atë se si ai mund të ndryshojë drejtimin kaq shpejt me top. Është vërtet e vështirë”. Jasir Asani e ka bërë debutimin e tij me AIK gjatë përgatitjeve sezonale. Deri më tani ai është shumë i lumtur me grupin.

“Të gjithë më kanë pritur në një mënyrë shumë të mirë. Lojtarët, drejtuesit dhe stafi. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, përfundoi Asani./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: