Connect with Us

Lajm i keq për Skënderbeun para ndeshjes me Tiranën

Sport

Lajm i keq për Skënderbeun para ndeshjes me Tiranën

Publikuar

-

Barazimi me Bylisin nuk ishte nota e vetme negative e Skënderbeut në këtë moment. Sikur të mos mjaftonte humbja e dy pikëve në një ndeshje e cila duhet të ishte fituar, probleme të reja shtohen për trajnerin Ilir Daja në pritje të transfertës delikate përballë Tiranës. Skënderbeu duket se do të humbë sërish dy pjesë të rëndësishme të sulmit të vet, duke bërë që faza ofensive të jetë në emergjencë të plotë.

Bëhet fjalë për mungesën e Blerim Krasniqit dhe Zhan Ndekit, të cilët nuk do të jenë të pranishëm me shumë mundësi në dy ndeshjet e radhës, qoftë në Kupë kundër Besës, ashtu edhe në kampionat kundër Tiranës. Mungesa të cilat u ndjenë jo pak në radhët e korçarëve në ndeshjen e fundit të barazuar në shtëpi përballë Bylisit.

Krasniqi – Pa dyshim që mungesa më e madhe prej javësh te Skënderbeu është ajo e Blerim Krasniqit. Sulmuesi kavajas i Skënderbeut vazhdon të ketë problem me tërheqjen muskulore dhe ende nuk duket se është gati për t’u bashkuar plotësisht nën urdhrat e trajnerit bardhekuq. Pavarësisht se prej ditësh shtatlarti i Skënderbeut është bashkuar me grupin duke kryer një pjesë të stërvitjes me ekipin, problemet për të vazhdojnë. Nga sa bëhet me dije, lojtari ka vështirësi për të vrapuar, dhe për sa kohë është duke vijuar me ritëm normal, gjithçka duket pa probleme. Por në momentin kur duhet të përdorë më shumë se 80% të shpejtësisë së tij në një sprint, atëherë problemet shfaqen. Kjo kushtëzon prezencën e tij në fushë për ndeshjet e radhës, pasi edhe stafi teknik nuk kërkon të rrezikojë jo vetëm një dëmtim më të madh, por edhe një zëvendësim të detyruar pas disa minutash loje.

Ndeki – Ndryshe qëndron situata për Zhan Ndekin. Senegalezi mungoi në ndeshjen ndaj Bylisit për shkak të gjendjes gripale e cila tashmë duket se ka kaluar, por një tjetër problem ka dalë për lojtarin. 22-vjeçari ka shfaqur shenja dhimbjeje në fundin e muskujve të barkut. Dëmtim ky i cili duket se është shkaktuar nga terreni shumë i butë si pasojë e shkrirjes së borës në fushë. Një dëmtim i tillë duket se kërkon të paktën katër deri në gjashtë ditë për t’u normalizuar që do të përkthehet ndryshe në një mungesë të sigurt ndaj Tiranës.

Formacioni – Me të gjitha këto mungesa, trajneri i Skënderbeut do të ketë nevojë për ndryshime edhe në formacion për ndeshjen ndaj Tiranës. Gjithsesi, përtej alarmit në kampin bardhekuq, trajneri i Skënderbeut nuk kërkon të shohë aq larg deri në ndeshjen me Tiranën që luhet ditën e shtunë. Daja ka kërkuar nga ekipi fokus te takimi i të mërkurës në Kupë ku kundërshtar do të jetë Besa. Pavarësisht se thuajse i kualifikuar pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë në transfertë, numri një i pankinës korçare kërkon përqendrim maksimal për të mos ia vështirësuar vetes më shumë pozitën, qoftë kjo edhe në Kupë./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: