Connect with Us

Neymar zbulon idhullin e tij/ Më pëlqenin pasimet dhe golat e tij, por edhe modelet e flokëve

Sport

Neymar zbulon idhullin e tij/ Më pëlqenin pasimet dhe golat e tij, por edhe modelet e flokëve

Publikuar

-

Admirimi i Neymar për David Beckham sigurisht që nuk është diçka e panjohur. I intervistuar nga “Otro”, ylli i PSG rrëfen se e konsideron anglezin një model edhe jashtë fushës së blertë. Në veçanti, sulmuesi brazilian pranon se shpesh është frymëzuar nga Beckham, kur ishte fjala për të zgjedhur një model të ri flokësh: “Kam kopjuar disa prej prerjeve të tij të flokëve. Shumë e konsiderojnë atë si model. Unë mendoj se është një nga njerëzit më elegantë në botë. Për këtë arsye, edhe nëse nuk jemi aq të bukur sa ai, duhet ta kopjojmë”.

Neymar më pas falënderoi idhullin e tij, Beckham, për guximin e treguar në mënyrën se si impononte stilin e tij edhe jashtë fushe: “Ne kishim nevojë për një pionier, për dikë që ishte mjaft i guximshëm. Unë, gjithashtu, jam kritikuar për një veshje, ose prerje flokësh, por kritikat nuk përfundojnë kurrë. Unë nuk mendoj se ka ndonjë gabim, nëse kjo ju bën të ndjeheni mirë. E falënderoj David që na hapi dyert për botën e modës”.

E gjitha kjo, natyrisht, pa lënë pas dore futbollin e luajtur, pasi Beckham ka shkruar faqe të rëndësishme të histories, sidomos me Manchester United: “Unë e ndiqja David për mënyrën se si gjuante topin, për pasimet e tij, golat e tij dhe vendosmërinë e madhe. Për personin që është dhe futbollin që luajti, mendoj se gjithçka vjen nga David Bechkam”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: