Connect with Us

“Situata kaotike me gjyqtarët”, Sokol Jareci bën deklaratën e papritur

Sport

“Situata kaotike me gjyqtarët”, Sokol Jareci bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

FSHF ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme mujore me arbitrat shqiptarë. Takimi është kryer në ambientet e “Air Albania”. Gabimet e tyre, sidomos ato të javëve të fundit, kanë qenë tema kryesore e bisedimeve. Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci ka shpjeguar më me detaje atë që u diskutua dhe direktivat që u dhanë.

“Sot jemi mbledhur me arbitrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë. Për seminarin periodik ne mblidhemi çdo muaj me arbitrat, por ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme në lidhje me performancat e tyre. Gjatë katër javëve të para të sezonit të ri, arbitrat kanë gabuar në disa ndeshje. Ne jemi këtu për të dhënë argumentet e këtyre gabimeve, por dhe rrugët për të dalë nga gjendja në të cilën jemi, pra një situatë jo normale.

Jemi mbledhur për pjesën teorike dhe atë praktike, për të parë argumente dhe gabime, për të dëgjuar arbitrat se pse kanë gabuar në situata të ndryshme. Më pas është pjesa jonë, pjesa e instruktorëve, për të dhënë rrugët e daljes, për të dhënë instrumentet të cilët arbitrat duhet të kenë tash e tutje, duke filluar nga dita e nesërme në ndeshjet e Kupës, për të pasur një rikthim në performancat normale“, përfundon Jareci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: