Connect with Us

Tronditet Kukësi, ylli i skuadrës bën me dhimbje koke drejtuesit

Sport

Tronditet Kukësi, ylli i skuadrës bën me dhimbje koke drejtuesit

Publikuar

-

Enis Gavazaj tremb Kukësin. Anësori nuk ka dalë dje në stërvitje, duke vënë në “alarm” verilindorët. Ai rrezikon që të humbasë transfertën e kësaj të diele me Bylisin, për shkak të një shqetësimi që ka në kofshë. Lojtari ka ndierë dhimbje dhe shkak duket se është bërë ngjeshja e ndeshjeve gjatë periudhës së fundit.

24-vjeçari ka njoftuar drejtuesit dhe mjekët për këtë problem, ndaj është parë e udhës që ta bëjë pushim dhe të evitojë ngarkesat për të mos rrezikuar më shumë. Trajneri Duro dhe drejtori Nexhipi janë interesuar menjëherë te doktorët e ekipit për gjendjen e mesfushorit, pasi nuk duan që të humbasin një element kaq të vyer në këtë pikë të nxehtë të kampionatit.

KONTROLLET – Gavazaj ka kryer që të gjitha analizat dhe ekografitë e nevojshme, për të mësuar edhe diagnozën e saktë. Drejtuesit shpresojnë që të jetë thjesht një kontraktim që mund të kalojë me 3-4 ditë fizioterapi, e megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë. Nuk përjashtohet mundësia që ish-lojtari i Kombëtares të ketë pësuar dhe tërheqje. E marta do të jetë përcaktuese, pasi priten përgjigjet.

Mungesa e tij në Kupë është e padiskutueshme, ndërsa synimi i drejtueseve është që lojtari të jetë gati me çdo kusht për kampionatin. Nëse ai nuk do t’ia dalë, atëherë alternativa është gati. Valon Ethemi pritet që ta zëvendësojë dhe duhet thënë se në ndeshjen e fundit ishte më i miri në fushë. Enis Gavazaj ka luajtur për plot 21 ndeshje me Kukësin, nga të cilat 20 si titullar. Lojtari nga Prizreni ka kapur formën maksimale tashmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: