Connect with Us

Bomba nga Anglia/ Në garë për Marash Kumbullën hyn edhe Liverpooli

Premier Liga

Bomba nga Anglia/ Në garë për Marash Kumbullën hyn edhe Liverpooli

Publikuar

-

Marash Kumbulla tashmë është një realitet i ri në botën e futbollit Europian. Paraqitjet e tij me Veronën kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë klubeve “big” të Europës, ndërsa pas 19-vjeçarit tashmë në garë është futur edhe Liverpuli.

Sigurisht, ndeshja e fundit në kampionat përballë Juventusit ishte një test i rëndësishëm për shqiptarin. Por, Kumbulla nuk u druajt aspak përballë Ronaldos me shokë.

Përkundrazi, bëri një nga paraqitjet më të mira sezonale teksa shënoi një gol që për çështje milimetrike iu anulua nga VAR, ndërsa më pas fitoi penalltinë që i dha fitoren të tijve përballë kampionëve të Italisë. Dhe, këto ishin një bonus për paraqitjen e tij pasi bëhet fjalë për sulmin dhe Marashi është një mbrojtës.

Sigurisht, në atë sfidë asnjë nuk ia doli të kalonte nga anët e tija. Kështu, kampionët e Europës në fuqi, Liverpuli po monitoron futbollistin dhe janë të fundit që i janë shtuar klubeve kandidatë për Kumbullën. Në listë gjenden emra prestigjiozë si Mançester Siti, Çelsi, Everton për të kaluar më pas në Itali me Inter, Lacio dhe Napoli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

UEFA vendos përfundimisht datën kur duhet të kenë përfunduar të gjitha kampionatet

Publikuar

-

Nga

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta. Sakaq, në mbledhjen e djeshme, duket se është vendosur edhe një datë limit për përfundimin e […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ëndrra angleze, Thomas Strakosha gjithnjë e më pranë transferimit në Premier League

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha është kthyer në një nga emrat më të lakuar në kampionatin italian, ku me paraqitjet e tij ka ndihmuar këtë vit Lacion të kthehet në pretendente për titullin kampion. Por njëkohësisht ai është kthyer edhe në një element të vlerësuar jashtë Italisë, me shumë skuadra që kanë hedhur sytë nga portieri shqiptar. Një […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

LAJM I FUNDIT/ Nuk ka futboll as në prill dhe maj, kampionatet fillojnë në qershor

Publikuar

-

Nga

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19, e cila ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit. Pas konsulencës me 55 sekretarët […]

LEXO TE PLOTE