Connect with Us

“E dhuruam kualifikimin”, Cungu befason me deklaratën pas sfidës ndaj Bylisit

Sport

“E dhuruam kualifikimin”, Cungu befason me deklaratën pas sfidës ndaj Bylisit

Publikuar

-

Laçi nuk ia doli të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës, teksa u skualifikua nga Bylisi, ndonëse kurbinasit i shkuan shumë afër kualifikimit. Pas përfundimit të sfidës, për mikrofonat e “Supersport” ka folur tekniku i Laçit, Armando Cungu, i cili u shpreh:

Eliminimi? 

Është një eliminim i hidhur, sepse vinim pas një rezultati jo të mirë në Ballsh, por kishim dëshirë për të përmbysur gjithçka. Bëmë shumë mirë që në fillim dhe arritëm të shënojmë, por duhet të kishim shënuar edhe 2-3 gola të tjerë në pjesën e parë.

Reaguam mirë në pjesën e dytë, por në mënyrë të çuditshme gabuam në momentin e penalltisë, të cilën ia dhuruam kundërshtarit. Është një problem për ne, pasi u kemi dhuruar shpesh ndeshjen kundërshtarëve.

Ne mund të kishim pësuar edhe në fillim, por futbolli është i çuditshëm, pasi morëm gol në momentin më të mirë tonin. Kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk e bëmë dhe më pas erdhi ajo penallti që nuk dua ta komentoj.

Objektivat pas këtij eliminimi?

Dihet që objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës dhe njëra nga rrugët për t’ia dalë ishte Kupa, por tani nuk është më . Në fundjavë kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Partizanin dhe duhet të jemi të përqendruar për të ecur sa më mirë në kampionat tashmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: