Connect with Us

E FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës fshin Kamzën nga harta e futbollit, dënon edhe Vllazninë

Sport

E FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës fshin Kamzën nga harta e futbollit, dënon edhe Vllazninë

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike pak minuta më parë edhe vendimet për parregullistë në javën që shkoi, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Për sa i përket Superiores, dënimet kanë qenë me pikatore. Vetëm Vllaznia është dënuar me gjobë 100 mijë lekë të vjetra për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërkohë që Tirana dhe Bylisi kanë marrë një paralajmërim.

Disi më të ashpra kanë qenë dënimet në kategoritë më të ulta. Kamza është fshirë nga harta e futbollit, teksa është përjashtuar nga aktiviteti futbollistik për këtë sezon. Gjithashtu Zyrtari i Erzenit, Shkëlqim Troplini është dënuar me 8 ndeshje pezullim, si dhe lojtarët e Butrintit Dhrami dhe Maraj janë dënuar respektivisht me 2 dhe 5 ndeshje.

JA TË GJITHA VENDIMET:

1. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
2. KF Tirana në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
3. KF Bylis në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të drejtuesve dhe futbollistëve duke tentuar të braktisin ndeshjen, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Rregulloret e FSHF.
4. Zyrtari i KF Erzeni Shkëlqim Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet m 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
5. KF Apolonia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. KF Kamza për mosparaqitje në ndeshjen ndaj KF Klosi veprim i përsëritur, në bazë të Nenit 89/2/e, 89/3 dhe 89/4 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike të Kategorisë së Dyte dhe Nenit 27/1 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritjen në një kategori më poshtë.
7. Lojtari i KF Butrinti Fabio Dhrami për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari i KF Butrinti Rinild Maraj për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. KF Selenica per dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE