Connect with Us

I njëjti avaz gjithmonë, Komisioni i Disiplinës lë sërish nam

Sport

I njëjti avaz gjithmonë, Komisioni i Disiplinës lë sërish nam

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës vazhdon me “filmat” e zakonshëm. Dy javë më parë, edhe pse kishte ndeshje të martën, vendosi që të mos mblidhej para Kupës së Shqipërisë. I njëjti avaz edhe këtë mesjavë me Kupën dhe ndeshjet e saj. Si edhe më parë, Komisioni nuk është shqetësuar dhe nuk ka bërë mbledhje.

Një ritual i zakonshëm, por që mund t’i dëmtojë ekipet shqiptare. E sot është e mërkurë dhe të martën nuk u zhvillua asnjë mbledhje. Janë shumë çështje që disiplinori duhet t’i kalojë para se të luhen takimet. Nëse Disiplina mblidhet sot dhe jep dënime, atëherë planet e klubeve përmbysen. Në fakt, kohë më parë për një veprim të çuditshëm e ka pësuar Tirana që luajti pa tifozë tri ndeshje, edhe pse ishte dënuar dy takime për ngjarjet në derbi.

Ishte Disiplina që ngatërroi situatën, sepse nuk u mblodh të martën, por të mërkurën dhe Partizani luajti në Kupë me tifozë, ndërsa bardheblutë pa tifozë. Gjithsesi, komisioni juridik e ka vendosur. Sikur edhe malet të bien, mbledhja zhvillohet vetëm të mërkurën pasdite, duke favorizuar dhe disfavorizuar shumë skuadra të kampionatit të futbollit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjest i madh nga Elezi, ja çfarë bën talenti i Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut U-19 dhe njëherazi “xhevahiri” i Skënderbeut, Agon Elezi, me një iniciativë mjaft origjinale, bashkë edhe me lojtarë të tjerë të kësaj grupmoshe, sot vizitoi dhe shpërndau ushqime e produkte të tjera të nevojshme për katër familje në nevojë në qytetin e Shkupit. Një akt madhor ky i lojtarit më të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka kujton miqësoren me Breshan: Erdhi edhe Roberto Baxho

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është kthyer pas në kohë, teksa në një prononcim për gazetën “Bresciaoggi”, ka kujtuar me nostalgji, miqësoren e zhvilluar me klubin italian të Breshas, në 21 gusht vitin 2002. Në atë kohë Kombëtarja kuqezi drejtohej nga italiani Dosena, ndërkohë që ajo sfidë rezultoi një miqësore festive. Shqipëria arriti të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE