Connect with Us

Interi “tradhton” Icardin/ I jep shiritin e kapitenit armikut më të madh të Mauros

Seria A

Interi “tradhton” Icardin/ I jep shiritin e kapitenit armikut më të madh të Mauros

Publikuar

-

Përplasja e Mauro Ikardit me drejtuesit e Interit dhe largimi i tij, kishte fillesën te një zënkë e ish-kapitenit të zikaltërve me grupin e kroatëve në skuadër, më saktësisht me Marcelo Brozoviç. Një pjesë e grupit të futbollistëve iu kundërvunë lojtarit argjentinas për këtë përplasje dhe aty filloi gjithçka që kulmoi me tërheqjen e tij nga skuadra e më pas edhe vendimin e klubit për ta transferuar në verë.

Shiriti i kaloi Samir Handanoviç, por si për ironi të fatit, me mungesën e portierit është pikërisht armiku i madh i Ikardit ai që e trashëgoi atë në derbin e fundit e jo vetëm. Edhe në sfidën e Kupës së Italisë do të jetë pikërisht Brozoviç ai që do të dalë në fushë i pari me shiritin në krah, në një sezon që po kthehet në historik për skuadrën e drejtuar nga Antonio Konte.

Një vendim ky jo vetëm për të vlerësuar futbollistin që po kalon një formë të shkëlqyer, por edhe për të dhënë mesazhe të qarta që klubi nuk ka ndër mend ta shesë, po ashtu si nuk ka ndërmend që të kthejë përsëri në radhët e tij Ikardin dhe vetëm pret që PSG të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: