Connect with Us

Kukësi pranë fitimit të titullit kampion, Shpëtim Duro befason me deklaratën

Sport

Kukësi pranë fitimit të titullit kampion, Shpëtim Duro befason me deklaratën

Publikuar

-

Kukësi udhëheq ka mpionatin pas 21 javëve të luajtura. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro e tregoi forcën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Por, në vijim e pret një kalendar i vështirë, duke nisur nga transferta e Ballshit të dielën. Fillimisht sot në orën 13:00, Kukësi duhet të sigurojë kualifikimin në Kupë ndaj Lushnjës, një ndeshje që do të luhet në kompleksin “Internacional” në Pezë. Vetë trajneri Duro qëndron me këmbë në tokë, duke bërë të ditur se Kukësi e respekton kundërshtarin e radhës, ndërsa vlerëson në maksimum Bylisin.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ai shprehet i kënaqur me punën e bërë deri tani nga skuadra. Sipas tij, ekipi ka arritur pjekuri dhe në momente të caktuara ka bërë diferencën ndaj rivalëve, edhe atëherë kur ka qenë në disavantazh, si javën e fundit ndaj Laçit. Duro është i qartë: kjo skuadër do të luftojë për të dy trofetë.

Profesor, 41 pikë në 21 javë. Është Kukësi në rrugë të mbarë për titullin?

Kuota e 41 pikëve është pozitive derisa jemi në vend të parë, duke marrë parasysh që skuadra jonë është më e penalizuara, pasi të gjitha ndeshjet jemi të detyruar t’i luajmë fushës sonë. Kaq pikë janë mjaftueshëm duke iu referuar pikërisht aspektit fushë dhe faktit që jemi në vend të parë.

Ju shqetësoi fitorja e Tiranës dhe ju vuri nën presion një ditë më pas në ndeshjen ndaj Laçit? 

Tirana bëri detyrën e saj, por ne ishim të përqendruar te ndeshja jonë me Laçin. E menaxhuam dhe me qetësi e zgjidhëm këtë takim.

Kalendari nuk është në favorin tuaj, pasi ju ka rezervuar javë të vështira si ndaj Bylisit e më pas Tirana e Teuta. I druheni vazhdimësisë? 

Sigurisht ju bëni bilancin duke i renditur ndeshjet tona, por çdo takim është i vështirë. Edhe rivali ynë më i afërt, Tirana, i ka ndeshjet e saj të vështira.

Luani ndaj Bylisit që lufton për Kupat e Europës. Ju mjafton një pikë në Ballsh apo do të kërkoni vetëm fitoren?

Luajmë ndaj një kundërshtari që ka qenë një nga skuadrat më interesante në këtë kampionat. Është një ekip që mua më pëlqen shumë, ka lojtarë cilësorë dhe jo rastësisht kanë këto rezultate. E respektoj shumë dhe vlerësimi është maksimal për këtë skuadër.

Do t’ju shërbejë ndeshja e Kupës si parapërgatitje për Bylisin apo e konsideroni sfidën në Ballsh si shumë të rëndësishme?

Ne vlerësojmë edhe Kupën, pasi jemi në garë për të dy trofetë.

Në këto javët e fundit çfarë keni pritur më shumë dhe çfarë ju ka pëlqyer në ekip?

Deri tani kemi bërë mirë në shumë aspekte, sidomos në menaxhimin e situatave. Skuadra është shumë e bashkuar, ka unitet, disiplinë dhe profesionalizëm në stërvitje. Shpresojmë ta mbyllim mirë sezonin.

Ju shqetësojnë lëndimet e Gavazajt dhe Rrocës? A do t’i keni të gatshëm për Bylisin?

Skuadra është e plotë në këto ndeshje, i vetmi që ka pasur oshilacione ka qenë Rroca. Megjithatë, nuk është dëmtim serioz dhe do të vijë gradualisht duke u rikuperuar. Gavazaj ka pasur shqetësime, do shohim deri ditën e diel, shpresojmë që të kemi kontigjentin e plotë në Ballsh.

Tirana apo Partizani është ekipi për t’u mundur?

Ekip për t’u mundur është Kukësi. Kemi pasur bilanc të mirë, si me Tiranën ashtu edhe me Partizanin.

Si e shikoni garën për titull dhe kur mendoni se mund të bëhet diferenca?

Sa i përket luftës për titull, ne si Kukës, Tirana dhe Partizani kemi hedhur kandidaturën kryesore për titull, por pa nënvlerësuar skuadrat e tjera që janë pas, pasi kampionati është shumë i gjatë dhe do të ketë ndeshje interesante.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE