Connect with Us

Plas te Flamurtari/ Bllokohen llogaritë, Idrizi shfryn ndaj Shpëtim Gjikës: Ka cipë apo jo ky njeri?

Sport

Plas te Flamurtari/ Bllokohen llogaritë, Idrizi shfryn ndaj Shpëtim Gjikës: Ka cipë apo jo ky njeri?

Publikuar

-

Hallet nuk kanë të sosur për Flamurtarin. Dje në klubin vlonjat ka mbërritur një shkresë zyrtare nga një përmbarues privat për pagesën e një detyrimi të prapambetur dhe që është qira shtëpie e ish-futbollistëve. Bëhet fjalë për një detyrim prej 436 mijë lekësh të rinj.

“Panorama Sport” disponon ekskluzivisht letrën që mban datën 4 shkurt të këtij viti dhe që vetëm dje ka mbërritur në Vlorë. Me anë të këtij urdhri, përmbarimi vendos bllokimin e llogarive bankare të klubit. Ndër të tjera, në shkresën zyrtare thuhet: “Urdhër për vënie në sekuestro konservative. Përmbaruesi Ardian Gjoka, pas vendimit të Gjykatës së Vlorës që është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në datën 13.12.2018.

Kreditor është Elaurand Naka, debitor klubi i futbollit Flamurtari dhe objekti kthim shume 436 mijë lekë. Debitori klubi i futbollit Flamurtari ka marrë njoftimin për lajmërimin e ekzekutimit vullnetar të detyrimit dhe nuk i janë përgjigjur respektimit të afatit dhe kërkesave të këtij lajmërimi.

REAGIMI

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj këtij urdhri, duke kërkuar pagesën e kësaj shume nga ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Sipas Idrizit, bëhet fjalë për një detyrim të vitit 2012 dhe është qira banese e ish-futbollistëve.

“Na ka ardhur një borxh që nuk është aspak detyrim imi, por i vitit 2012 dhe për këtë na kanë bllokuar kontot. Ka cipë apo nuk ka cipë ky që e ka pasur klubin në atë kohë? Unë i bëj thirrje të vijë t’i paguajë tani në mënyrë urgjente. Dili për zot firmës tënde! A ke qenë ti në sezonin 2012-2013? Hajde paguaje të na zhbllokohen kontot. I bëj thirrje: Dili një orë e më për zot kësaj situate. Ti thua se e kthen në maja Flamurtarin dhe je qelibar, e ke lënë pa borxhe, hajde tani dili për zot Flamurtarit. Boll na dhe leksione morali, hajde tani paguaje këtë detyrim. Unë tani do të paguaja detyrimet që kam ndaj këtyre lojtarëve, por po na del kjo gjë tjetër dhe na bllokon llogaritë. Hajde një orë e më parë zotëri ta paguash”, u shpreh fillimisht Idrizi.

BORXHET 

Administratori Sinan Idrizi thotë se ka edhe borxhe të tjera të prapambetura, duke thënë se duhen paguar shtëpitë me qira ku janë akomoduar ish-trajnerët Hulian Rubio dhe Ernest Gjoka. Idrizi thotë se detyrimi për ta shkon në 6 mijë euro. Administratorit duket se i ka ardhur në “majë të hundës” nga kjo situatë dhe zbulon se ka komunikuar me kryebashkiakun Dritan Leli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: