Connect with Us

Reali e ndjen se po plaket, merr masa parandaluese

La Liga

Reali e ndjen se po plaket, merr masa parandaluese

Publikuar

-

Reali i Madridit ka disa vite që mbështetet te të njëjtët yje dhe nuk ka zgjedhur ta përziejë ekipin, duke marrë të rinj për t’i integruar në ekipin e parë. U mundua ta bënte vitin e kaluar, por nuk ja arriti qëllimit dhe për këtë shkak u larguan dy trajnerë për të rikthyer në stol Zinedin Zidan.

Francezi ktheu përsëri në formacion emrat si Marcelo, Naço apo Bejl dhe largoi në huazim Regulion, Sebajos apo së fundmi Odriozola si dhe shiti Teo Hernandes. Megjithatë, në Madrid kanë nisur të mendojnë për të ardhmen, pasi garda e vjetër premton vetëm për të tashmen. Në ekipin e Realit janë shtatë lojtarë, që i kanë kaluar të tridhjetat dhe nuk premtojnë edhe për shumë kohë futboll cilësor.

Kështu, sipas prestigjiozes “AS”, fillimisht nis rikthimi i të huazuarve nëpër klube të tjera. I pari është Hakimi. Marokeni është në vitin e dytë dhe të fundit te Borusia dhe këtë verë do të kthehet në “Santiago Bernabeu”. 21-vjeçari ka mrekulluar te Dortmundi dhe pritet të integrohet menjëherë në formacion. Odegard gjithashtu ka bërë shumë mirë te Sociedadi dhe Reali po mendon ta sjellë në Madrid për ta bërë gati të jetë ylli i së ardhmes.

Regulion u huazua te Sevija në verë dhe shumë shpejt ka vërtetuar se Reali bëri gabim që e hoqi nga gjiri i ekipit. I fundit është Sebajos. Mesfushori shkoi te Arsenal për të marrë më shumë minuta se në Madrid, por është kthyer në rezervë. Real do i japë një shans të dytë sezonin e ardhshëm e më pas pritet një vendim final për të ardhmen e të riut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

“Bomba” nga Spanja/ “La Liga duhet të pezullohet përfundimisht”

Publikuar

-

Nga

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov beson se do të ishte më e drejtë që të përfundonte La Liga tani, duke mos pasur rënie dhe promovimi i dy skuadrave nga divizioni i dytë mes pandemisë koronavirus. La Liga është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të Covid-19, i cili ka çuar në më shumë […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme/ Real Madridi do Kumbullën, edhe Guardiola mahnitet pas shqiptarit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjollë. Bëhet fjalë për një interesim të 2 klubeve më prestigjioze në botë, Reali dhe Barcelona, për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili i surprizoi të gjithë me paraqitjen e tij në Serinë A  te skuadra e Veronës. Madrilenët e shikojnë Kumbullën si pasardhësin e […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Manaj shpreson te debutimi me Barelonën, gazeta e madhe spanjolle jep lajmin e papritur

Publikuar

-

Nga

Kjo periudhë pushimi e futbollit në Europë ia vështirëson dhe ia bën thuajse të pamundur ëndrrën Rei Manajt për të debutuar te Barcelona. Madje duhet të theksohet se edhe në stërvitjen e fundit që bëri klubi katalanas përpara se të mbyllej në izolim, sulmuesi shqiptar u thirr nga Setien. Por me rifillimin e kampionatit, në […]

LEXO TE PLOTE