Connect with Us

Rikthehen pa zhurmë, shfaqen sërish arbitrat e gafave

Sport

Rikthehen pa zhurmë, shfaqen sërish arbitrat e gafave

Publikuar

-

Kupa e Shqipërisë ka parë të kthehen përsëri në skenë gjyqtarët të cilët në javët e kaluara ishin bërë protagonistë të gafave të rënda në ndeshjet e tyre, duke sjellë kaos në Superiore me vendime që kishin ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e ndeshjeve.

Enea Jorgji, i zhdukur që nga ndeshja Tirana-Bylis ku lejoi dy gola pas prekjeve të topit me dorë nga bardheblutë, ndërsa gaboi edhe me dhënien e kartonëve, e bëri pushim disa javë për këto gafa të rënda.

I rehabilituar pjesërisht në fundjavë, ai ishte gjyqtar i katërt në duelin mes Partizanit e Flamurtarit në Superiore, për t’u kthyer përsëri i parë vetëm në Kupën e Shqipërisë në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vllaznisë ku dha edhe një penallti për ekipin shkodran.

Edhe Klajdi Kola ishte lënë dy javë pushim, pasi kishte gabuar në ndeshjen Tirana-Luftëtari me një penallti të paqenë në favor të bardhebluve. Ai u rehabilitua sot po me një ndeshje të luajtur nga Tirana, fitoren 4-0 ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi”.

Në fushë kthehej edhe Juxhin Xhaja, tjetër ndërkombëtar i lënë në hije pas gabimeve të vazhdueshme, ai nuk ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar prej thuajse dy muajsh, por sot ka zbritur në terren përsëri në ndeshjen mes Luftëtarit dhe Apolonisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Ja si reagon Thomas Strakosha kur sheh njerëz që thyejnë karantinën

Publikuar

-

Nga

Të qendruarit në shtëpi duket se është e vetmja armë me të cilën njerëzimi mund të luftojë koronavirusin Por, kjo strategji, Thomas Strakoshës, nuk i pëlqen aspak por ska zgjidhje tjeter. Gardiani i Lazios gjendet i izoluar në Romë, ndërsa reagimin e tij për ata që thyejnë karantinën e bën të ditur me anë të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Igli Tare bën gati super goditjen, pranë akordin me yllin e Milanit

Publikuar

-

Nga

Lacio po mendon të përforcohet me mbrojtësin dhe kapitenin e Milanit Alesio Romanjoli. Sipas mediave italiane, drejtuesit  e “Djallit” po mendojnë të nisin fushatën e reduktimit të pagave për skuadrën dhe nuk bën përjashtim nga kjo nismë dhe Romanjoli. Mendohet se paga e lojtarit do të zbresë nga 3.5 milionë euro në sezon në 2 […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

De Biazi: Edi Rama trullosi pasanikët e Europës, Italia nuk do jetë më kurrë si më parë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Xhani De Biazi është nga ata që lënë gjurmë. Kush ka dyshime për këtë, duhet të pyesë tifozët e Torinos. Le t’u marrin atyre një opinion për kryeveprën që bëri trajneri i parë në epokën e Urbano Kairos. Asokohe, trajneri dhe presidenti realizuan diçka fantastike. Ishte sezoni 2005-2006. Ose hidhuni një sy për pak sekonda […]

LEXO TE PLOTE