Connect with Us

Talenti shqiptar hero, i dhuron kualifikimin Dinamo Zagrebit

Kombëtare

Talenti shqiptar hero, i dhuron kualifikimin Dinamo Zagrebit

Publikuar

-

Një talent shqiptar ka qenë sot protagonist në fitoren e rëndësishme të Dinamos së Zagrebit ndaj Dinamo Kiev në fushën e kësaj të fundit, duke i siguruar ekipit kroat praninë mes 16 klubeve më të mira pjesëmarrëse në UEFA Youth League, Ligën e Kampioneve për të rinj në Europë. Bernard Karrica, lojtari i përfaqësueses U19 të Shqipërisë në edicionin e kaluar, ka qenë protagonist i sfidës me penalltinë vendimtare të saj.

Pas 90 minutave në një ndeshje të luftuar, dy skuadrave iu desh t’i drejtoheshin pikës së bardhë të penalltive, pasi sfida nuk prodhoi gola. Deri në serinë e fundit, të dyja ekipet kishin humbur nga një gjuajtje nga 11-metrat, duke lënë gjithçka të hapur. Voloshyn gaboi për vendasit të pestën, ndërsa radhën te Dinamo e Zagrebit e kishte Karricva me goditjen vendimtare.

Sulmuesi nuk gaboi dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë, duke kualifikuar më tej skuadrën e tij, që tashmë do të jetë pjesë e 16 ekipeve më të mira të turneut për këtë edicion. Aty përballë do të gjejë disa nga klubet më të njohura në Europë si Juventus, Bajern, Ajaks, Inter, Liverpul apo Real Madrid. Kjo është një tjetër mundësi e mirë për sulmuesin që të tregojë vlerat e tij e të bjerë në sy në arenën ndërkombëtare, ndërsa pret që shumë shpejt të ftohet edhe nga skuadra e parë e Dinamo Zagreb.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Deklaratë e fortë nga Italia/ “Rrahmani është fantastik, por lideri i Veronës është Kumbulla”

Publikuar

-

Verona padyshim ka qenë surpriza e këtij sezoni në Serie A dhe një meritë e madhe këtu i takon dyshes shqiptare, Rrahmani dhe Kumbulla, të cilët kanë garantuar siguri absolute në prapavijë. Të mbrojtësat kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve të tjera, teksa Rrahmani hodhi firmën e tij për Napolin në merkaton e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Presidenti i klubit e la në mes të katër rrugëve/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk trishtohet: Zoti ka një plan për të gjithë

Publikuar

-

Koronavirusi ka shkatuar një krizë të madhe ekonomike dhe klubi i Sionit ishte ndër të parët që reagoi. Zviceranët i kërkuan lojtarëve të pranonin uljen e rrogave (12350 franga zvicerane, shifër kjo e vlefshme me atë që jepet nga sigurimet shoqërore kur je i papunë), opsion që u kundërshtua nga një pjesë prej tyre. Drejtuesit […]

LEXO TE PLOTE