Connect with Us

Daja i druhet Tiranës, befason me deklaratën e tij para ndeshjes

Sport

Daja i druhet Tiranës, befason me deklaratën e tij para ndeshjes

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka komentuar përballjen në Kupë si dhe sfidën ndaj Tiranës.

“Arritëm kualifikimin për më tej në Kupë, por si ne edhe Besa kemi bërë rrotacion të gjerë. Kjo edhe për faktin se një pjesë kanë pasur edhe probleme. Duke startuar 0-2 në transfertë, motivimi nuk ishte maksimal.

Megjithatë, lojtarët duhet të japin maksimumin për të treguar potencialin e tyre për të qenë në shërbim të ekipit edhe për një vend si titullar.

Kryem tri zëvendësime për të lënë lojtarët që të rikuperojnë sa do të mundin përballë Tiranës dhe për të mos pasur probleme për këto tri forca që do të na shërbejnë ditën e shtunë. Kemi përpara një ndeshje të vështirë pasi Tirana po kalon një gjendje të mirë.

Edhe ne kemi bërë mirë në këtë gjysmë të dytë të kampionatit dhe e rëndësishme është që të kemi pjesën më të madhe të lojtarëve në dispozicion për t’u përballur me Tiranën. Ne i kemi mundësitë që të bëjmë mirë në këtë takim dhe do të shohim se si do të jemi në prag të kësaj sfide. Për këtë e kam fjalën për lojtarët që janë në dyshim”, ka deklaruar Ilir Daja në fund të ndeshjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE