Connect with Us

“Donim Partizanin në Kupë”, Ilion Lika “kërcënon” Skënderbeun

Sport

“Donim Partizanin në Kupë”, Ilion Lika “kërcënon” Skënderbeun

Publikuar

-

Tirana eliminoi Kastriotin, por duket se bardheblutë kanë një peng, pasi donin që në çerekfinale të prisnin Partizanin që u eliminua nga Kupa. Te bardheblutë, tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te ndeshja e radhës që skuadra do të luajë ndaj Skënderbeut, e ku synimi dihet që janë tri pikët.

Skënderbeu

Ilion Lika, një nga pikat e forta të Tiranës, pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë dhe sfidës me Skënderbeun që është në prag, në prononcimin e dhënë për “Rtshsport” ka pohuar: “Ndeshjen me Skënderbeun e shohim si ndeshje radhe dhe jo si hakmarrje. Është një sfidë e cila na vlen që ne të marrim tri pikët e radhës dhe të vijojmë rrugën drejt synimeve që ne kemi. Korçarët kanë një ekip të fortë dhe me kualitete, e sigurisht që të kënaqim edhe tifozët tanë”, – tha Ilion Lika.

Ecuria

“Ekipi i Tiranës që në fillimin e këtij viti është ndërtuar për të pasur rezultate. Ndonëse patëm oshilacione, sepse u ndodh kujtdo edhe nëpër botë. Por gjetëm vetveten dhe tashmë shpresojmë që të jemi me “këmbë në tokë” dhe të vijojmë ecurinë e mirë”.

Forma

“Unë mundohem që të bëj maksimumin, si në stërvitje edhe ndeshjet zyrtare. Ndihem mirë dhe më vjen mirë që falë zotit nuk i jam bërë barrë këtij ekipi, por kam ende për të dhënë dhe për ta ndihmuar”.

Partizani

“Ishim të gjithë si klub duke kërkuar që të ishte Partizani, duke na kuptuar edhe tifozët sepse do të kishte përfitime klubi. Donim që Partizani ta kalonte këtë ndeshje me Lezhën, sepse bëheshin katër derbi dhe të luash në “Air Albania” në një klimë si në Europë ishte mirë për arkat e Tiranës dhe Partizanit”, – tha Ilion Lika në fund të prononcimit të tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE