Connect with Us

Eliminimi i Partizanit mërziti edhe Tiranën, të dy klubet humbën miliona

Sport

Eliminimi i Partizanit mërziti edhe Tiranën, të dy klubet humbën miliona

Publikuar

-

Eliminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë ka lënë të pakënaqur jo vetëm klubin e kuq, por edhe atë të rivalëve historikë, bardheblutë e Tiranës. Edhe pse nga një anë kalimi në gjysmëfinalet e turneut u bë në teori më i thjeshtë për ekipin e drejtuar nga Egbo që do të ndeshet tashmë me Besëlidhjen, nga ana tjetër në klubin kryeqytetas qajnë milionat që do të kishin fituar me përballjen me të kuqtë.

Shorti i paracaktuar i Kupës do të vendoste dy skuadrat përballë njëra-tjetrës në çerekfinale dhe kjo do të ishte një mundësi e artë për të shfrytëzuar përsëri stadiumin”Air Albania”. Atje, përtej spektaklit, do të siguronin edhe të ardhura të ndjeshme që nuk i përfitojnë dot në asnjë impiant tjetër aktualisht në Shqipëri.

Sigurisht, një sfidë me eliminim direkt mes këtyre dy ekipeve në Kupë do të tërhiqte pa masë tifozeritë e dy skuadrave e jo vetëm, duke garantuar që si me Partizanin, ashtu edhe me Tiranën si pritëse, “Air Albania” do të ishte plot për dy duele të ndezura.

Por eliminimi i papritur i të kuqve përballë Besëlidhjes ka prishur planin dhe u ha hequr nga duart të ardhura shumë të rëndësishme që rrallëherë përfitohen nga klubet në futbollin shqiptar. Ndaj sa u përket të ardhurave nga biletat, dy klubet kryeqytetase duhet të ngushëllohen tashmë vetëm me nga një derbi që u mbetet të luajnë si pritës në javët e mbetura të këtij sezoni. /vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Plas te PSG, Icardi reagon ashpër pas vendimit të Tuchel

Publikuar

-

Mauro Icardi e nisi mirë aventurën te PSG dhe shënoi disa gola me vlerë, por, si për çdo sulmues, edhe për argjentinasin erdhi momenti i keq. “Thatësira” ndikoi që të humbasë postin e titullarit. Duelin kundër Borussia Dortmund në Champions, ndeshje që u fitua nga gjermanët me rezultatin 2-1, Icardi përfundoi në stol. 27-vjeçari nuk […]

LEXO TE PLOTE