Connect with Us

Eliminimi nga Besëlidhja, Sormani bën deklaratën e papritur

Sport

Eliminimi nga Besëlidhja, Sormani bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

Humbja në Lezhë rezultoi fatale për Partizanin. I këtij mendimi është edhe Adolfo Sormani, i cili “qan” ndeshjen e parë. Të kuqtë shënuan vërtetë tre gola, e megjithatë ai evidenton se u shpërdorua shumë. Nuk vendos në “gijotinë” sulmuesit që vazhdojnë të mos e gjejnë rrugën e rrjetës, pasi i kënaqet faktit që ekipi po krijon dhe mbi të gjitha po rritet. Në intervistën e dhënë për mediat, foli edhe për pozitat e tij. Kur u pyet a i lëkundet stoli pas këtij eliminimi, u përgjigj: “Puna imë është gjithnjë në dyshim…”

 

Çfarë do të thotë për ju dhe Partizanin ky eliminim nga Kupa e Shqipërisë?

Do të thotë që gjithçka e komplikuam vetë që në ndeshjen e vajtjes, edhe pse sot (dje) luajtëm në një portë dhe në 30 metra. Nuk ka vend për t’u ankuar pasi zhvilluam vërtet një ndeshje intensive, ndonëse shpërdoruam një “thes” me gola. E megjithatë, kjo është loja. Nëse nuk do vështirësonim gjithçka me atë takim të parë, sot (dje) do ta kishim më të thjeshtë.

Sulmuesit vazhdojnë të mos shënojnë, edhe sot (dje) golat erdhën prej një mesfushori si Bruno Telushi… 

Problem do të ishte nëse rastet nuk krijohen, por më duket se krijuam shumë. Golat do vijnë nëse prodhojmë.

Partizani4555

Mund të quhet një fatkeqësi ky eliminim, pasi humbët shansin që të luanit një derbi në çerekfinale?

Dua të mbetem te ndeshja, mendoj se ishim të ekuilibruar dhe dominuam. Përveç golit që pësuam, kundërshtari nuk e kaloi gjysmëfushën dhe as nuk e goditi më portën tonë. Unë i shoh gjërat premtuese, mendoj se po rritemi dhe jemi gati për betejat që kemi përpara.

Ju a ndiheni të sigurt në punën tuaj?

Puna ime është gjithnjë në dyshim, por unë qëndroj ende optimist. Këtë e them, pasi e shoh që skuadra vazhdon të rritet. Pastaj, çdokush mund të ketë opinionin e tij dhe e sheh futbollin ndryshe. Kjo lloj gare këtë specifikë ka dhe gjithçka u vendos në ndeshjen e parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE