Connect with Us

Flamurtari jep shënja jete, debutojnë dy goditjet e merkatos

Sport

Flamurtari jep shënja jete, debutojnë dy goditjet e merkatos

Publikuar

-

E ardhmja e Flamurtarit mund të jetë e shënjuar, me klubin që lëngon në fundin e tabelës së klasifikimit e me skuadrën që doli edhe nga Kupa e Shqipërisë. Por ndonëse është vetëm matematika ajo që i mban ende në elitë, në klubin vlonjat mendojnë se mund të kthejnë përsëri fatin e sezonit në javët e mbetura dhe kjo është arsyeja se pse kanë insistuar me forcë dhe ia dolën që të zhbllokonin merkaton e tyre.

Sinjali i parë ishte sot aktivizimi në Kupën e Shqipërisë i dy futbollistëve braziliane. Mesfushori Lukas Kampos dhe sulmuesi  Velder Kosta, ishin ata që u aktivizuan në radhët e vlonjateve që nga minuta e parë në sfidën kundër Vllaznisë, edhe pse në fund nuk arritën të bënin diferencën siç shpresonte e kishte premtuar trajneri Marcelo Troisi.

Ai pret edhe regjistrimin e dy futbollistëve të tjerë nga FSHF, lojtarë për të cilët në javët e fundit ka deklaruar shpesh se i ka në planet e tij si titullarë por që mbeteshin peng i peripecive me FIFA-n. Me zhbllokimin e situatës dhe aktivizimin e dy të parëve, Flamurtari ka dhënë sinjalin e parë, ose më saktësisht të fundit se do të përpiqet të luftojë për t’i dhënë kuptim këtij sezoni.

Me 15 javë të mbetura, e vetëm 6 pikë të siguruara deri tani, brazilianët duhet të tregojnë që në sfidën e radhës se insistimi i Troisit nuk ka qenë i kotë, përndryshe do të shuajnë edhe shpresën e fundit që ka tifozeria e kësaj skuadre për të ardhmen e ekipit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: