Connect with Us

I shënoi gol nga mesi i fushës Alban Hoxhës, futbollisti i Besëlidhja rrëfen emocionet

Sport

I shënoi gol nga mesi i fushës Alban Hoxhës, futbollisti i Besëlidhja rrëfen emocionet

Publikuar

-

Shënoi një gol që pati vlerën e kualifikimit dhe evitoi që ndeshja të shkonte në shtesë. Arsen Hajdari është më shumë se i lumtur që ishte ai protagonisti i këtij 90-minutëshi. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, tregon se për të parën herë në karrierë ka realizuar nga mesi i fushës.

“Nuk kishte ndodhur më parë të shënoja një gol nga ajo distancë dhe normalisht është një emocion i veçantë për mua. Ka për të mbetur gjithnjë në memorien time, duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes. Më vjen mirë që ky gol në njëfarë mënyre na dha edhe kualifikimin më tej”, tha fillimisht sulmuesi i Besëlidhjes.

Shkodrani e pranon se nuk ishte e lehtë, por në fund të fundit e shijuan çdo minutë deri në fund. “Edhe pse e dinim që e kishim të vështarë si ndeshje, luajtëm mirë dhe pa pikë presioni. Ndoshta kjo bëri që t’ia dilnim në fund dhe të shkonim më tej”, theksoi 30-vjeçari. Nuk kishte si të mos fliste për kundërshtarin që do të hasin në çerekfinale. “Ka kohë deri atëherë, por do të hyjmë të bëjmë lojën tonë si ndaj Partizanit”, përfundoi Hajdari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: