Connect with Us

Igli Tare gjeni, Lotito nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë te Lacio

Seria A

Igli Tare gjeni, Lotito nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë te Lacio

Publikuar

-

Klaudio Lotito është unik në llojin e tij në Itali. Presidenti i Lacios shpesh pikturohet si një nga drejtuesit më kurnacë në futbollin aktual sa i përket ekipeve që renditen gjithmonë në pjesët e sipërme të tabelës së klasifikimit në Serinë A. Por në një speciale që i ka kushtuar “La Gazzetta Dello Sport”, ai vlerësohet si një administrator tejet i kujdesshëm, pasi që në fillim, kur mori klubin thuajse të falimentuar në vitin 2004, ka hedhur bazat e klubit mbi autofinancimin.

Kështu, që në fillim ai arriti akorde me zyrat e taksave duke shyrë pagesën e borxhit 140 milionë euro duke e shtirë në vite, ndërsa pastaj rinegocioi me sponsorët. Sigurisht, një nga meritat më të mëdha dhe që e ndihmoi shumë është se arriti që të zbulonte Igli Taren s drejtor sportiv. Magjitë e këtij të fundit i mundësuan që të ndërtonte skuadra konkurruese me kosto të ulët dhe të nxirrte fitime të mëdha nga lojtarë që më parë kishin qenë të panjohur.

Si rrjedhojë, Lotito rezulton të jetë i vetmi president i klubeve të Serisë A që janë në pozitat e larta të klasifikimit, që nuk ka hedhur asnjë euro në llogarinë e klubit të tij për menaxhimin e zakonshëm. Përkundrazi, ai ka arritur të dalë me fitim nga klubi, pasi kompanitë e pastrimit që zotëron, paguhen nga lacialët për shërbime. Fakti që një skuadër e administruar në këtë mënyrë është kthyer në pretendente për titull në Serinë A, është një shembull i qartë se menaxhimi i mirë kthehet në sukses për çdo klub futbolli, edhe në një periudhë kur të ardhurat janë të vështira për t’u siguruar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Maska falas për italianët, Gjimshiti tregon gjestin e madh që po ben e fejuara e tij serbe

Publikuar

-

Nga

Itali vijon të vuaj pasojat e virusit Covid-19 me qindra jetë humbura. Nga ana tjetër mijra persona janë të prekur apo edhe të tjerë që rrezikojnë shumë. Nevoja për masa mbrojtëse dhe mbështetje mbetet gjithmonë në rritje për të qenë sa më të sigurtë dita-ditës. E këtë herë ndihmës së donacioneve i bashkohet edhe partnerja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surpriza e madhe e merkatos, Milot Rashica në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi nuk është emri i vetëm që po monitorohet me shumë kujdes në radhët e përfaqësueses së Kosovës nga klubet e mëdha italiane për merkaton e verës. Edhe Milot Rashica ka përfunduar prej kohësh në radarët e tyre e duket se më në fund një prej emrave të mëdhenj më Itali do të bëjë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ditë zie për tifozët Atalantës, koronavirusi merr njeriun e tyre të dashur

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lajm i keq për Bergamon, më saktë për tifozët e Atalantës, duke qenë se Zakaria Kometi është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, prej koronavirusit. Kometi ishte një person tepër i veçantë për klubin bergamez, sepse u rrit te të rinjtë e Atalantës, luajti 14 vite si portier me skuadrën e parë […]

LEXO TE PLOTE