Connect with Us

Ilda Bejleri reagon sërish pas përplasjes me makinë: Nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja për atë personin

Sport

Ilda Bejleri reagon sërish pas përplasjes me makinë: Nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja për atë personin

Publikuar

-

Gazetarja sportive, Ilda Bejleri ka reaguar për herë të parë pas aksidentit të ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”,  në afërsi të Ures së Drejtorise së Policisë Tiranë, ku një grua 63 vjeçare, sipas bluve të kryeqytetit, ishte përplasur nga një mjet.

Në një postim në Instastory, ku tregon se ndodhet në shtëpinë e saj duke parë televizor, Ilda, pasi fillimisht mohoi ngjarjen dhe shkroi se mediat shpifin, pranon se është shoqëruar në Polici për sqarimin e ngjarjes.

Ilda Beljeri shkruan se makina e saj ishte e ndaluar në momentin që zonja sipas saj është rrëzuar nga nxitimi për të kaluar rrugën. Madje gazetarja shton se nuk e ka ndierë për detyrim të qëndronte gjatë në vendngjarje sepse nuk kishte shkaktuar asgjë.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat.

Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore.

Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”- shkruan gazetarja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE