Sport
Ka frikë nga Reali/ PSG shpik mënyrën e vetme për të mbajtur me “zor” Mbappen

Real Madrid nuk dorëzohet lehtë për Kylian Mbappe, por PSG nuk mund ta humbasë një fenomen si francezi. Kontrata e sulmuesit me kampionët e Francës përfundon në verën e vitit 2022, por PSG synon të zgjasë bashkëpunimin dhe e ka një plan.
AS raporton se drejtuesit e klubit janë gati t’i afrojnë 21-vjeçarit një rrogë të çmendur prej 50 milion eurosh në sezon, duke e barazuar me atë të Leo Messit. A do të mjaftojë diçka e tillë për ta bindur yllin francez që të mos ndryshojë ekip.
Asgjë nuk është e sigurt deri në momentin që PSG nuk është kompetitive për të fituar Champions League. Francezët po shpenzojnë pafund në përforcimin e skuadrës, por dështojnë nga viti në vit për të fituar kupën me veshë të mëdhenj.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania