Connect with Us

Kupa e Shqipërisë ndryshe nga ç’do vend tjetër i botës

Sport

Kupa e Shqipërisë ndryshe nga ç’do vend tjetër i botës

Publikuar

-

Prej shumë vitesh, Kupa e Shqipërisë është kthyer në një turne i cili “zvarritet” deri në fazat e fundit të tij, ku fillon të dhurojë disa përballje emocionuese nëse në lojë është kualifikimi në Europë. Duhet ndonjë e papritur e madhe, si në rastin e Besëlidhjes me Partizanin, që kjo Kupë të prodhojë emocione të mëdha në turet e para të saj, falë edhe formulës që sheh në çdo raund ndeshje vajtje-ardhje, me përjashtim të finales.

Pikërisht kjo formulë që FSHF insiston se është ajo e duhura, e bën unike në Europë, pasi në 54 vendet e tjera anëtare të UEFA-s, askush nuk e përdor më, pasi e cilëson të vjetruar dhe që vret spektaklin e futbollin cilësor. Në 55 vendet e Europës, në 31 prej tyre përdoret skema ku të gjitha raundet janë me eliminim direkt me një ndeshje, jo me dy. Në 11 të tjera, faza me vajtje-ardhje hyn në fuqi vetëm duke filluar nga gjysmëfinalet, ndërsa në pjesën tjetër janë sisteme mikse që përfshijnë edhe ndeshje me grupe.Shqipëria është i vetmi vend i mbetur në Europë ku përdoret skema tradicionale ku që në turet e para e deri në finale, skuadrat duhet të bëjnë një rrugëtim që i sheh të luajnë me sistemin vajtje-ardhje.

Kjo sigurisht që bën shumë më pak tërheqëse Kupën për ekipet e kategorive më të ulëta e surprizat janë shumë të rralla, pasi pjesa më e madhe e skuadrave që përballen me ato të elitës zgjedhin ekipet e dyta apo të rinjtë, siç u pa sot, pa harruar që shumë ndeshje deri në çerekfinale luhen në fusha sportive e jo stadiume. Ndërkohë, nuk duhet harruar që turneu shpeshherë është kthyer në shkëmbim favoresh mes klubeve duke përfshirë marrëveshjet në kampionat, një arsye më shumë që FSHF të fillojë të mendojë seriozisht që të ndërrojë formulën e vjetruar që eka braktisur e gjithë Europa. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE