Connect with Us

“O Osmon, o morr i kuq”, tifozët e Tiranës ngacmojnë mbrojtësin korçar

Sport

“O Osmon, o morr i kuq”, tifozët e Tiranës ngacmojnë mbrojtësin korçar

Publikuar

-

Tirana luan me të bardha ndryshe nga çfarë ka bërë zakonisht në takimet brenda fushe. Rreth 900 vetë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Kastriotit. Bardheblutë hapën dyert për takimin e djeshëm të Kupës së Shqipërisë. Në shkallët e stadiumit ishte edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, dhe drejtuesit e Kastriotit. Në tribunë i pranishëm ishte mbrojtësi i Kastriotit, Bojom.

Nga ana e Tiranës janë lënë pushim Kale, Torasa dhe Batha. Gjatë ndeshjes, Emanuel Egbo këshillon disa herë dyshen DokaBeshiraj, ndërsa për këtë të fundit nuk pranon lojën në mbulim dhe pasa, duke e zëvendësuar në fund të pjesës së parë të lojës.

Duartrokitje për Hasanin dhe Ngonë, të cilët dalin bashkë në nxehje gjatë pjesës së parë. Pas kartonit të kuq, Sefgjinaj kapet me tifozët në karshi, por ai kthehet pas nga shokët e skuadrës së tij dhe bën të futet në dhomat e zhveshjeve. Sefgjinaj kapet edhe me tifozët e tribunës dhe ka shkëmbim sharjesh mes palëve, ndërsa përkrahësit për pak sa nuk futen në dhomat e zhveshjeve, por ndërhyjnë forcat e sigurisë.

Tefik Osmani kishte veshur këpucë të kuqe, ndërsa tifozët i bërtisnin: “Hiqi këpucët, hiqi”. Batutat vazhduan edhe në fund të takimit, me përkrahësit që bërtisnin. “O Osmon, o morr i kuq, hiq këpucët e kuqe”.

Në fund të lojës, Tefiku merr këpucët e tjera që janë kafe dhe ua tregon tifozëve, ndërsa ata vazhdojnë me avazin. Në hyrje të dhomave të zhveshjeve, lojtari u thotë tifozëve në formë batute: Çuna, që të ndërroj këpucët, shtini nga 10 euro”. Kjo solli të qeshura të shumta në stadium. Jurgen Çelhaka ishte një nga titullarët që luajti dje.

Ndryshe nga zakonisht, mesfushori luajti në një rol të ri, atë të mbrojtësit të djathtë në vend të Dokës. Pas më shumë se tre muajsh, në fushën e lojës kthehet të luajë Edon Hasani. Lojtari u dëmtua në gju në sfidën me Kukësin dhe është rikthyer të luajë pas një periudhe të gjatë pushimi./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: