Connect with Us

Oferta nga Izraeli dhe një vend arab, rrëfehet Sadiku: Kur unë dhe Bare luajmë mirë, në Shqipëri …

Kombëtare

Oferta nga Izraeli dhe një vend arab, rrëfehet Sadiku: Kur unë dhe Bare luajmë mirë, në Shqipëri …

Publikuar

-

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është duke kaluar një formë të shkëlqyer te Malaga këtë sezon. Ai ka shënuar 10 gola dhe është kthyer në një lider për skuadër spanjolle. Sulmuesi kuqezi, ka dhënë një intervistë të gjatë për “sportsfinding.com”, teksa ka folur për aventurën te Malaga, Keidi Baren, objektivat personal, ofertat dhe kujtimet e Europianit.

Kur shënon Sadiku, shënon edhe Malaga? “Shpresoj të vazhdoj kështu dhe në 15 ndeshjet që mbeten. Ne kemi nevojë për pikë. Është e vërtetë që me cilësinë e ekipit nuk duhet të jemi aty ku jemi tani, por do të japim gjithçka në këto ndeshjet e fundit”.

Do kishit nënshkruar që do shënonit 10 gola këtë sezon? “Kam shumë besim tek vetja. Qëllimi im i parë ishte të luaja çdo ndeshje, të kisha shumë minuta, gjë që më duhej pasi pësova një dëmtim të rëndë. Ky ishte qëllimi im, për të luajtur të gjitha ndeshjet dhe për të shënuar gola. Këto dhjetë gola janë rezultat i gjithë punës që kam bërë dhe i gjithë skuadrës, e cila më ka ndihmuar. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të shënojë më shumë”.

Sa më shumë? “Do të shohim. Dua të shënoj çdo ndeshje, por gjëja më e rëndësishme është skuadra. Është koha për të qenë gati kur më vijnë mundësitë. Nga zemra them që do të dëshiroja të arrinim në play -off, dua të lë një shenjë këtu te Malaga. Le të provojmë deri në fund”.

Nëse Malaga kalon problemet do qëndroni, ka shanse? “Do të më pëlqente vërtet. Unë jam mirë këtu, familja ime është mirë dhe do të shohim se si shkojnë gjërat në fund. Atëherë do të ulemi dhe do të flasim”.

Ofertat nga Izraeli? “Përfaqësuesi im foli me një klub izraelit dhe unë gjithashtu mora një ofertë të mirë nga një vend arab, por isha shumë i qartë që nuk doja të largohesha. Dua ta përfundoj sezonin këtu. Erdha të luaja më shumë se 30 ndeshje dhe të arrijë deri në fund një numër të mirë golash. Kam nevojë për këtë gjë. Te Malaga jam shumë i lumtur, si unë dhe familja ime”.

Sulmues që “jeton” brenda zone? “Unë jam një “pykë” fikse përpara. Më pëlqen të jem në zonë, të finalizojë, mendoj se godasë mirë me të dyja këmbët nga jashtë zonës, por … një sulmues varet nga ekipi”.

A të ndjekin ty dhe Baren në Shqipëri? “Na ndjekin shumë. Kur shënoj gol ose kur Bare luan mirë ata pasqyrojnë ndeshjet në TV dhe në gazeta, duke shkruar shumë mirë për ne. Unë jam shumë i lumtur që në vendin tonë na ndjekin të dy”.

Manaj te Barcelona B? “Nuk e njoh shumë, ne kemi luajtur pak së bashku në ekipin kombëtar. Por ai është një djalë që ka një të ardhme shumë të mirë përpara”.

Bare? “Ai është shumë i lumtur te Malaga. I pëlqen këtu, po luan shumë mirë dhe ka arritur Kombëtaren. Ai është i qetë, është shumë i ri, është 22 vjeç dhe e gjithë karriera e tij është përpara. Ai është pothuajse një udhëheqës për ne. Do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit, por ai ka një të ardhme shumë të mirë”.

Kujtimet e Europianit? “Këto janë kujtime që unë do i mbaj me vete për tërë jetën. Kampionati Europian ndryshoi jetën time. Para se të shkoja në Kampionatin Europian isha i katërti sulmues dhe nuk ishte e qartë se si hyra në listë. Ndryshova skuadër gjashtë muaj më parë, shkova te Vaduz dhe atje kam luajtur shumë mirë. Shënova në tre miqësoret e fundit me Kombëtaren para Kampionatit Europian dhe fillova si titullar. Unë shënova golin e fitores me Rumaninë dhe aty ndryshoi karriera ime, për mirë. Pastaj vazhdova të shënoja gola me Kombëtaren dhe kjo më lejoi të arrij te Levante”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE