Connect with Us

Orakulli Ervis Plori, ja si e parashikoi eliminimin e Partizanit

Sport

Orakulli Ervis Plori, ja si e parashikoi eliminimin e Partizanit

Publikuar

-

Besëlidhja po quhet ndryshe edhe si hirushja e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi nuk është pak që të eliminosh kampionët në fuqi të Shqipërisë, Partizanin. Pas fitores me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë në shtëpi dhe humbjes në transfertë me shifrat 3-1, Besëlidhja ka shkuar në fazën tjetër.

Por Elvis Plori ka qenë si një orakull i vërtetë për të parashikuar fundin e Partizanit në këtë Kupë. Për ta nisur që me ndeshjen paaradhëse, teksa në fazën e mëparshme i ka karikuar të tijët me faktin se do të kenë përballë të kuqtë.

Për të vazhduar më tej me atë fitore në shifrat 3-0 në përballjen e parë, që i hapi rrugën kualifikimit të Besëlidhjes. I kënaqur, duke festuar dhe pa pasur asnjë frikë të vetme në sytë e tij për një përmbysje të rezultatit.

Kjo ishte ajo që lexohej te Plori, për të treguar se nuk po bëhej fjalë për një rastësi. E kur ishte fjala për ndeshjen e dytë, trajneri i Besëlidhjes e tha saktësisht: “Jam i sigurt se do ta eliminojmë Partizanin. Ne do të shkojmë atje që të shënojmë një gol, nuk do vemi vetëm që të mbrohemi”. Ashtu edhe do të rezultonte, ku nëse Besëlidhja nuk do të shënonte, atëherë do të përfundonte në shtëpi. E kjo është situata, atje ku një trajner shqiptar merr më shumë sesa një italian, megjithëse mbrapa kishte “artilerin” e ekipit kampion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: